Sot 28.03.2022 (e hënë), Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të merr pjesë në takimin e shefave të qeverive të vendeve të NATO-s nga Evropa Juglindore që do të mbahet në Sofje, Republika e Bullgarisë.
Në fokus të takimit janë sfidat për siguri rajonale në kuadër të pushtimit rus dhe përforcimit të bashkëpunimit rajonal në vendet e Evropës Juglindore.
Fotografi dhe video inserte nga arritja e Kryeministrit Kovaçevski dhe nga takimi i punës i parashikuar të fillojë në orën 10:00 në rezidencën “Bojana”, do t’u dërgohen mediave nga ana e shërbimit për shtyp të Qeverisë.
Prezantimi i konkluzioneve nga takimi është paraparë në orën 12:30, gjegjësisht 11:30 sipas zonës sonë kohore.