Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në margjinat e Takimit të kryeministrave të vendeve anëtare të NATO-s nga Evropa Juglindore që sot u mbajt në Sofje, realizoi takim dypalësh me Kryeministrin e Bullgarisë Kiril Petkov.
Në takim edhe njëherë u riafirmua qasja e përbashkët, të koordinuar për ballafaqimin e rreziqeve të luftës në Ukrainë, gjatë së cilës si prioritet janë përmendur bashkëpunimi për ballafaqimin me krizën e refugjatëve, krizën me burimet energjetike dhe produkteve ushqimore strategjike bazë.
Dy kryeministrat në takim u shprehën të kënaqur nga rezultatet e grupeve të punës të dakorduara në mbledhjen e përbashkët të të dyja qeverive në Sofje.
U vlerësua se marrëveshjet dhe memorandumet e nënshkruara për bashkëpunim tregojnë një progres serioz në dialogun mes dy vendeve, i cili përmirëson marrëdhëniet mes dy vendeve.
Kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov shprehën pajtueshmëri për të vazhduar ruajtjen e vullnetit të shprehur politik të të dyja palëve për t'u fokusuar në përmbushjen e të gjitha përcaktimeve të vendosura nga Shkupi dhe Sofja për avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella.