Prodhimi i rritur industrial për 6,3 për qind në shkurt të këtij viti, krahasuar me muajin e njëjtë vitin e kaluar, është dëshmi për masat mirë të konceptuara të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat japin rezultate të dukshme.
Të dhënat për rritjen e prodhimit industrial që sot i ka publikuar Enti shtetëror për statistikë janë tregues se industria po rikuperohet dhe përshpejton rritjen.
Në janar të vitit 2022 është vërejtur rritje prej 0,7 për qind në krahasim me janarin e vitit 2021, ndërsa këtë muaj rritja është 6,3 për qind në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, rritja më e lartë shikuar sipas sektoreve, shënojnë miniera dhe nxjerrja e gurit 25,2 për qind, furnizimi me energji elektrike, avull dhe klimatizim 9,6 për qind dhe industria përpunuese katër për qind.
Në grupet kryesore industriale, prodhimi në shkurt të vitit 2022, në krahasim me shkurtin e vitit 2021, shënon rritje te prodhimet e përhershme për konsum të gjerë për 61,5 për qind, energji për 14,6 për qind, prodhime intermediare, përveç energjisë 14,6 për qind dhe prodhime kapitale për 3,2 për qind
Qeveria edhe më tej do ta ndjek gjendjen ekonomike në shtet dhe do të intervenojë në mënyrë adekuate përmes masave të ndryshme të cilat do ta nxisin rritjen ekonomike.