Zëdhënësit e Qeverisë, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha në konferencën e sotme për shtyp, informuan për vendimet e miratuara dhe konkluzat nga mbledhja e 40-të e Qeverisë dhe u përgjigjën në pyetjet në interes të opinionit dhe mediave.
Në kontekst të lehtësimit të masave për mbrojtje nga KOVID-19, siç theksuan, Qeveria në mbledhjen e djeshme solli vendim me të cilin ndalon të vlejë detyrimi i shtetasve vendor dhe të huaj që hyjnë në vendin tonë në vendkalimin kufitar në mënyrë të obligueshme të tregojnë certifikatë për vaksinimin e kryer, certifikatë për KOVID-19 të kaluar në 180 ditët e kaluara, vërtetim mjekësor për PCR test negativ të bërë 72 orë para hyrjes në Maqedoninë e Veriut ose test të shpejtë antigjen negativ të bërë 48 orë para hyrjes në vend.
Qeveria gjithashtu ndërpreu masën për izolim shtëpiak në kohëzgjatje prej shtatë ditësh për personat të cilët gjatë hyrjes në vendkalimet kufitare nuk do ta tregojnë njërën prej certifikatave ose vërtetimeve të parapara deri më tani.
Në konferencën për shtyp u informua se në mbledhjen e djeshme Qeveria e përcaktoi tekstin e propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e propozuar të Ligjit për kontroll kufitar, me të cilin bëhet harmonizimi me Direktivën 2016/681 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian prej datës 27 prill 2016 për përdorimin e të dhënave nga evidentimi i të dhënave të udhëtarëve për parandalimin, zbulimin, hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të terrorizmit dhe krimeve të rënda.
Në interesin e gazetarëve për arsyet rreth shkarkimit të drejtorit të Shoqërisë Aksionare për Komunikacionin Postar “Posta e Maqedonisë së Veriut” të shkarkojë Jani Makradulin dhe drejtorin e FSSH-së Stevo Kërstesvki, u informua se Qeveria i ka rekomanduar bordit mbikëqyrës të SH.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut” ta shkarkojë Jani Makradulin nga funksioni drejtor i përgjithshëm për shkak të përmirësimit të gjendjeve në kompani dhe përforcimit të kapaciteteve të menaxhmentin të saj, ndërsa drejtori i FSSH-së Stevo Kërstevski, siç theksuan, ka dhënë dorëheqje për arsye private.
Zëdhënësit informuan se në mbledhje Qeveria e shkarkoi nga detyra e drejtorit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut ,Stevo Kërstevskin, ndërsa ushtruese detyre drejtoreshë e Fondit të Sigurimit Shëndetësor e emëroi Magdalena Filipovska-Grashkoska, e cila u shkarkua nga detyra kryetare e Këshillit Inspektues, për ushtruese detyre kryetare e Këshillit Inspektues, Qeveria e emëroi Daniella Rendevskën.
Në pyetjen se kur, në kontekst të lehtësimit të masave për mbrojtje nga KOVID-19, konferencat për shtyp dhe ngjarjet e tjera në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të realizohen me prezencë fizike, u paralajmërua që së shpejti konferencat për shtyp dhe ngjarjet e tjera në Qeveri do të organizohen me prezencë fizike, por se mbetet e hapur mundësia edhe për ndjekje online të konferencave për shtyp përmes platformës “Zoom”.
Në interesin e mediave për të dhënat në raportin e “Freedom House”, u theksua se ky raport i referohet një periudhe më të gjatë, gjegjësisht mbulon një pjesë të periudhës para vitit 2017, para formimit të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja, kur ishim dëshmitarë se ka pengesa serioze në proceset politike, dorëzimin e pushtetit dhe ballafaqimin me korrupsionin.
Në pesë vitet e kaluara, siç nënvizuan zëdhënësit, Qeveria arriti të kthejë lirinë në shoqëri, besimin në institucione dhe vazhdon të ndërtohet shoqëri demokratike ku në vend të parë janë respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të secilit qytetar. Kjo, siç nënvizuan, shihet nga rejtingu i përmirësuar i sundimit i cili sipas raportit është rritur prej në 2,25 në 2,5.
Në mënyrë plotësuese, Republika e Maqedonisë së Veriut është përmendur si vend që e ka ruajtur zhvillimin liberal demokratik në vitin 2021 dhe se mbetet të ketë synim arritjen e rezultateve edhe më të mira në drejtim të ndërtimit të një shoqërie në të cilën respektohen vlerat, të drejtat dhe liritë qytetare.