Kovaçevski: Denari mbetet një nga shtyllat kryesore të stabilitetit të ekonomisë maqedonase

Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbajti fjalim me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë monetare. Tridhjetë vjet më parë, më 26 prill, u vendosën themelet e pavarësisë monetare, si valutë e jonë u fut denari, i cili zëvendësoi dinarin e atëhershëm jugosllav, ndërsa Banka Popullore filloi të funksionojë si bankë qendrore e pavarur. Me këtë plotësisht përfundoi pavarësia e shtetit tonë. Në jubileun solemn fjalim mbajtën edhe guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, ministri i Financave, Fatmir Besimi, si dhe Presidenti i Shtetit, Stevo Pendarovski.

Në vazhdim e dërgojmë në tërësi fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski:

“Të nderuar,

Më 8 shtator të vitit 1991, qytetarët e Republikës Socialiste të Maqedonisë morën vendim historik. Në referendum votuan për pavarësi dhe sovranitet. Ishte një përballje vendimtare me rrethanat historike në atë periudhë. Ishte shprehje e besimit të fortë në perspektivën që nënkuptonte fundin e pasigurisë dhe fillimin e një jete më të mirë dhe një të ardhme  më të mirë në një shtet të pavarur.

Referendumi për pavarësi pa mëdyshje përcaktoi  ardhmërinë tonë.

Më pas vijon krijimi i armatës sonë, njohja ndërkombëtare e shtetit, pavarësia monetare dhe futja e monedhës shtetërore dhe filloi realizimi i përcaktimeve strategjike për anëtarësim në NATO dhe BE.

Të gjitha këto ishin teste të pjekurisë. Një pjesë prej tyre i kaluan brezat para nesh. Një pjesë prej tyre i realizojmë ne sot.

Për mua është nder i veçantë, që si Kryetar i Qeverisë, të jem pjesë e kësaj akademie solemne për nder të 30 vjetorit të pavarësisë monetare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Më 26 prill të vitit 1992, vetëm pak muaj pas shpalljes së pavarësisë, pavarësia jonë u rrumbullakua me një pjesë tjetër të rëndësishme të mozaikut të sovranitetit të shtetit- U fut monedha nacionale denari dhe u vendos pavarësia monetare.

Sovraniteti monetar është një nga komponentët themelorë të sovranitetit të përgjithshëm të çdo shteti. Me miratimin e pakos së ligjeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u vendos korniza institucionale e sistemit monetar.

Në atë kontekst, Banka Popullore filloi të funksionojë si bankë qendrore e pavarur, përballë sfidave në periudhën e pavarësisë së shtetit.

Për krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm makroekonomik na duhej guxim, përkushtim dhe profesionalizëm i madh i ekipit të atëhershëm të Bankës Popullor.

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut është institucion besueshmëria dhe integriteti i të cilit vazhdimisht vërtetohej gjatë 30 viteve të fundit.

Denari është dhe mbetet një nga shtyllat kryesore të stabilitetit të ekonomisë maqedonase.

Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme në periudhën e tanishme të krizës ekonomike globale, ndërsa raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar nga muaji shkurt i këtij viti, tregon qartë se aspak nuk vihet në pyetje stabiliteti i kursit të denarit.

Kjo e konfirmon kapacitetin institucional të bankës, e cila me instrumente të përshtatshme monetare e ruan stabilitetin e denarit.

Politika e kujdesshme monetare, si dhe bashkërendimi i mirë me politikat e tjera makroekonomike, kanë sjellë deri në një rritje të pandërprë të rezervave valutore.

Sot rezervat valutore janë në një nivel më të lartë historik dhe drejtpërdrejt e forcojnë  stabilitetin e kursit devizor.

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ishte faktor i rëndësishëm në përballjen me krizën e atëhershme financiare globale dhe komunikimi i vazhdueshëm me Qeverinë për harmonizim të koordinuar të politikave qeveritare për përballje me rreziqet nga kriza aktuale, po japin rezultate.

Roli i Bankës Popullore ka rëndësie të madhe për perceptimin pozitiv të sistemit bankar vendor nga institucionet financiare dhe investitorët. Integrimi ynë në sistemin financiar europian i përmirësoi mundësitë e financimit të institucioneve tona në tregjet e huaja dhe vendase të kapitalit.

Komisioni Evropian vlerësoi se rregullorja bankare dhe mbikëqyrja që e kryen Banka Popullore janë në përputhje me standardet e BE-së.

Ky vlerësim i Komisionit Evropian e përfshin Maqedoninë e Veriut në listën e vetëm 26 vendeve në botë, ndër të cilat SHBA-të, Kanadaja, Japonia dhe Zelanda e Re, rregullorja bankare të të cilave dhe mënyra e mbikëqyrjes së bankave është e barabartë me atë që zbatohet në BE.

Me këtë krijohet mundësi për integrim më të madh të sistemit tonë bankar në sistemin financiar evropian, si dhe mundësi për financimin e institucioneve tona në tregun e vendor dhe në tregjet ndërkombëtare në kushte më të favorshme.

Banka Popullore, përmes politikave të saj  ka dhënë përgjigje adekuate ndaj sfidave aktuale ekonomike të shkaktuara nga pandemia e zgjatur dhe konflikti ushtarak në Ukrainë.

Ndaj rreziqeve të këtyre faktorëve të krizës ekonomike globale Banka Popullore reagoi me rritje të moderuar të normës së interesit, me qëllim stabilizimin e pritjeve inflacionit në ekonominë vendase.

Në këtë mënyrë, banka qendrore kontribuon në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, në kushte të rritjeve të mëdha  të jashtme të njëpasnjëshme.

Konfirmimi i politikave të mira ekonomike erdhi edhe përmes rekomandimit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar që vendi ynë të ketë qasje në mjetet financiare në kuadër të linjës së Kredisë për likuiditet dhe maturi.

Kjo është edhe më e rëndësishme për faktin se ky instrument financiar u vihet në dispozicion vetëm vendeve me themele të shëndosha ekonomike dhe që praktikojnë dhe pritet të praktikojnë politika të shëndosha ekonomike.

E theksoj edhe një herë kontributin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ruajtjen e një sistemi financiar të qëndrueshëm, konkurrues dhe të orientuar drejt tregut, i cili funksionon në interesin më të mirë të qytetarëve dhe ekonomisë në përgjithësi.

Kjo në tërësi konfirmon vizionin e bankës qendrore për t'u njohur si një institucion i pavarur, i përgjegjshëm, profesional, inovativ dhe transparent që gëzon besim dhe kredibilitet të lartë në publik.

Në kushte të tilla, krenari mund të urojmë njëri-tjetrin për 30-vjetorin e pavarësisë monetare.

Urime deri te të gjithë punonjësit e mëparshëm dhe aktualë të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe deri te të gjithë të tjerët që në mënyrën e tyre kanë kontribuar që pavarësia monetare e shtetit tonë të jetë realitet për një shtet që ecën përpara.

Faleminderit”.