Kryeministri Kovaçevski vuri në dukje faktin se lëvizjet e inflacionit në të gjitha vendet evropiane janë identike dhe ato vijnë nga rritja e çmimeve të energjisë në tregjet botërore, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe rritja e çmimeve të mallrave, gjë që rrit më tej shpenzimin e transportit dhe shpenzimet e industrisë përpunuese të prodhimit në secilin segment.
Ai shtoi se është në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Financave dhe Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për adresimin e duhur të lëvizjeve të inflacionit përmes politikës fiskale, ku përfshihen 26 masat që përfshinin uljen e taksave, gjegjësisht të hyrave shtetërore. me qëllim uljen e presionit të çmimeve, gjegjësisht mos rritje të çmimeve të energjisë elektrike, derivateve dhe ushqimeve bazë.
“Ministria e Financave çdo ditë analizon se sa do të jenë të qëndrueshme këto masa dhe si do të modifikohen, duke qenë se objektet e prodhimit nuk duhet t'i sjellim në një situatë që duhet të punojnë me humbje sepse në atë rast do të bëhen jolikuide dhe deri tani ai proces deri është menaxhuar mirë," tha Kryeministri Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski i theksoi edhe masat e tjera siç është plani për rritjen e prodhimit të ushqimit në vend, në kuadër të të cilit tashmë është ndarë toka shtetërore për prodhim shtesë të drithit në vend.
“Më vjen mirë që thirrja për 6000 hektarë shtesë kishte dyfish më shumë kërkesa nga fermerët. Ne kemi rritur subvencionet për prodhimin e kulturave strategjike sepse në 30 vitet e fundit ky prodhim është braktisur. Si vend, le t'i kthehemi lëndëve të para ushqimore bazë, gjegjësisht të prodhojmë drith, elb, lulediell, atë që bën çdo vend, sidomos në kohë krize, sepse këto janë kulturat më të nevojshme dhe që bujqit tanë dinë t'i prodhojnë mirë”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Ai theksoi se janë vendosur subvencione shtesë për rritjen e prodhimit të drithit dhe kulturave tjera strategjike dhe për herë të parë që nga pavarësia jepet paradhënie për pagesën e subvencioneve, pra para fillimit të punës, kur bujqit kanë nevojë më së shumti, ndërsa pjesa tjetër do të merr në përputhje me planin për pagesën e subvencioneve.