Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot realizoi bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg ku shprehu mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së RMV-së për lidershipin e treguar dhe vazhdimin e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm në këto rrethana jashtëzakonisht komplekse të shkaktuara nga agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës.
Gjatë bisedës, kryeministri Kovaçevski theksoi unitetin dhe përgjigjen vendimtare të Aleancës ndaj luftës së paprovokuar në Ukrainë dhe unanimitet në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Ukrainës dhe të drejtës së saj të patjetërsueshme për vetëmbrojtje të kufijve të njohur ndërkombëtarisht.
Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë bisedës kryeministri Kovaçevski theksoi se maksimalisht e jep kontributin e saj në përgjigjen dhe politikat e NATO-s në lidhje me këtë çështje dhe mbetet edhe më tutje e përkushtuar ta ndihmojë Ukrainën në pjesën e aktiviteteve të koordinuara me Aleancën, si dhe në pranimin e refugjatëve nga ky vend.
Si shprehje e mbështetjes së fuqishme për politikën e dyerve të hapura, shtohet, kryeministri Kovaçevski në bisedën me Stoltenberg përshëndeti iniciativën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO dhe theksoi se Maqedonia e Veriut do ta përshpejtojë procesin e miratimit të anëtarësimit në Aleancë të këtyre dy vendeve.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në bisedën me Kovaçevskin, përshëndeti mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e menjëhershëm të Suedisë dhe Finlandës në NATO, si dhe theksoi suksesin e stërvitjes ushtarake “Swift Response 22″, të cilën e konfirmoi edhe vendi ynë si partner i vlefshëm i Aleancës.