Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, para fillimit të vizitës zyrtare dhe të punës në Itali dhe Vatikan, sot ka takuar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian, Piero Fassino.
Në takim u theksua miqësia tradicionale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Italisë, e cila vazhdimisht po promovohet në nivelin më të lartë institucional, e cila bazohet në vlerat e përbashkëta evropiane.
Kryeministri Kovaçevski në takim falënderoi për mbështetjen e fuqishme për perspektivat evropiane të vendit tonë, e cila u shpreh zyrtarisht në rezolutën e Kuvendit të Republikës së Italisë, në të cilën deputetët italianë kërkuan nga BE-ja vazhdimin e zgjerimit me fillimin e menjëhershëm të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si një çështje prioritare që do të konfirmojë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Kovaçevski dhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian, Piero Fassino, u pajtuan se çështja e fillimit të negociatave të Brukselit me Maqedoninë e Veriut është një përgjigje e domosdoshme ndaj nevojës për siguri evropiane.