Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u taku me Marija Petroviq, ambasadore e Republikës së Malit të Zi në vend.
Në takim u konfirmua marrëdhëniet e mira tradicionale, miqësore mes dy vendeve, pa çështje të hapura politike dhe me përkushtim përacktimi për bashkëpunimin.
U diskutua mundësia për mbajtjen e një mbledhje të përbashkët ndërqeveritar, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, me fokus në projektet infrastrukturore të rëndësishme për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve ndërmjet dy vendeve të cilat kanë bashkëpunim partneriteti në mbrojtje, si anëtarë të NATO-s.
U konstatua se zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore është rëndësie e madhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të vendeve të rajonit, si dhe për zhvillimin e ekonomisë konkurruese drejt Evropës.
Lidhur me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të rajonit, vlerësohet si një rëndësie gjeopolitike për vetë Evropën, të cilat duhet të vlerësohen politikat e jashtme efikase të vendosura në vijën e politikave të BE-së dhe qëndrimin në anën e duhur, në aspektin të agresionit Rus kundër Ukrainës.
Kryeministri Kovaçevski njëherit e falënderoi Malin e Zi për mbështetjen e tij për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Gjithashtu ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut përmes dialogut parimor zhvillon marrëdhënie të mira fqinjësore dhe se vendi mbetet i fokusuar në politikt të bazuara në respektin e ndërsjelltë. Në këtë kontekst, u theksua edhe akti i djeshëm historik i njohjes së autoqefalisë së KOM-KO-së, nga KOS-i, e cila më nuk ka çështje të hapura ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Në takim u vlersua se dialogu strategjik të Maqedonisë së Veriut me SHBA-në sjell përfitime ekonomike dhe plane arsimnore.