Kovaçevski: Hapja e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve është mbështetje e fortë për zhvillimin ekonomik të vendit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në ceremoninë me rastin e hapjes së përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në vendin tonë. Në ceremoninë morën pjesë zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të dikastereve ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave Fatmir Besimi, nënkryetarja e Bankës Evropiane të Investimeve, Liljana Pavllova dhe ambasadori i BE-së, Dejvid Gir.

Në vazhdim e përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Kovaçevski:

“Konsideroj se ky akt është porosi dhe njohje e fortë e Bankës Evropiane të Investimeve për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përpjekjet tona në krye të prioriteteve t’i vendosim tranzicionin energjetik, mbrojtja e mjedisit, transportin e qëndrueshëm, zhvillimi ekonomik lokal dhe sektori privat në krye të prioriteteve tona.

Periudhën e kaluar jemi fokusuar fuqishëm në krijimin e pavarësisë energjetike të vendit, përmirësimin e infrastrukturës për lëvizje më të mirë dhe më të shpejtë dhe mbështetje të kompanive që janë motori i rritjes ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Si një partner i konsoliduar dhe i besuar për vendin, tashmë me praninë e drejtpërdrejtë të zyrës së Bankës Evropiane në kryeqytetin e vendit tonë, do të vendoset komunikim i drejtpërdrejtë me Komisionin Europian në realizimin e projekteve kyçe të cilat  realizohen  me mbështetjen financiare të bankës së Bashkimit Evropian.

Përfaqësia e Bankës Evropiane të Investimeve në Shkup ka për qëllim të përshpejtojë iniciativat e reja dhe do të përmirësojë identifikimin, përgatitjen, sigurimin e financimit dhe realizimin e projekteve sipas praktikave më të mira.

Banka Evropiane e Investimeve është  aktive në Maqedoninë e Veriut që nga themelimi i saj në vitin 1991.  Përmes kësaj Banke sigurohen financa për mbështetje të projekteve kyçe të infrastrukturës, për zhvillimin e bashkësive lokale, si dhe për mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Gjatë kësaj periudhe, Banka Evropiane e Investimeve siguroi 1 miliard euro për  mbështetjen e zhvillimit social-ekonomik në procesin e aderimit të vendit tonë në BE përmes financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, projekteve të  infrastrukturës së transportit, energjetikës dhe ato komunale.

 

Për momentin, përmes Bankës Evropiane të Investimeve, dhe me buxhet prej 246,9 milionë euro të destinuara për bashkëfinancim të projekteve të sektorit publik, aktualisht realizohen projekti për ujësjellës dhe kanalizim në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, projekti për financim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe ndërmarrjeve të mesme të kapitalizuara në treg, projekti "Interkonektori për transmetim të gazit natyror Greqi – Maqedoni e Veriut, pjesa e Maqedonisë  së Veriut" dhe projekti për Impiant për trajtim të ujërave të zeza në Shkup.

Nga projektet që janë në fazë përfundimtare të përgatitjes do të veçoj projektin Rehabilitimi i pjesës lindore të hekurudhës në Korridorin 8, gjegjësisht aksi i tretë nga Kriva Pallanka – Deve Bair deri në kufirin me Bullgarinë në vlerë prej 412,3 milionë euro.

Veçanërisht është e rëndësishme mbështetja e Bankës Evropiane të Investimeve  dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat janë 99% e të gjitha subjekteve aktive afariste dhe kanë  një rol të madh në rritjen ekonomike të vendit.

Në këtë kontekst, bëhet shumë e qartë se sa është e rëndësishme që Banka Evropiane e Investimeve të qëndrojë me mbështetjen e fuqishme të vendit tonë në periudhën që  vijon.

Hapja e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në vendin tonë është  inkurajim i fortë për të gjitha planet tona për mirëmbajtjen dhe rritjen e ekonomisë sonë.

Edhe një herë uroj dhe besoj në bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe më intensiv”, tha Kryeministri Kovaçevski.