Kovaçevski – Reno-Baso: Mbështetja e BERZH-it për projektet e filluara dhe përballja me sfidat aktuale

Kryeministri  Qeverisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut , Dimitar Kovaçevski,shoqëruar nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, u takua me kryetaren e BERZH-it, Odil Reno-Baso, e shoqëruar nga një delegacion i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në takim është përshëndetur bashkërisht bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet vendit tonë dhe BERZH-it, si një nga mbështetësit më të mëdhenj të projekteve infrastrukturore në vend.

“Është konstatuar se është e rëndësishme të vazhdohet me projektet e filluara dhe me tërheqjen e investitorëve. Në këtë drejtim është shprehur përcaktimi  i të dyja palëve se realizimi i projekteve vazhdon të zhvillohet pa probleme, pavarësisht nga krizat e shkaktuara nga lufta në Ukrainë, veçanërisht kur bëhet fjalë për realizimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin, në fushën e energjisë, transportit, mjedisit.

Në takim është bërë e ditur se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është e gatshme t’i ndihmojë Republikës së Maqedonisë së Veriut në përballje me sfidat e luftës në Ukrainë.

Kryeministri Kovaçevski shprehu falënderim për bashkëpunim të suksesshëm me BERZH-in, me ç’rast së bashku me ministrin Besimi dhe përfaqësuesit e BERZH-it është biseduar për mundësitë për avancim në aspektin e mbështetjes së nevojshme teknike dhe ekspertizës.

Gjithashtu, është përshëndetur edhe fokusi i Qeverisë në bujqësi dhe siguria  ushqimore dhe është vlerësuar se ka hapësirë ​​për mbështetje nga BERZH-i edhe në këtë drejtim.

Në takim janë shkëmbyer mendime për çështjet aktuale politike dhe është konstatuar se nisma “Ballkani i Hapur” hap mundësi për zhvillim të rajonit dhe është theksuar rëndësia e integrimit evropian për rajonin, por edhe për vetë Bashkimin Evropian.

.