Me praninë në hapjen zyrtare të konferencës GlobeSec 2022, filloi pjesëmarrja e kryeministrit Dimitar Kovacevski në një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të sigurisë që mbahet në Bratislavë të Republikës Sllovake.
Konferenca këtë vit, në prani të krerëve të shteteve dhe qeverive nga Evropa dhe bota dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare më të rëndësishme dhe me ndikim dhe organizatave tink-tenk, u hap nga presidentja e Republikës Sllovake Suzana Çaputova, presidentit të Republikës së Ukrainës, Vladimir Zelenski, dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula fon der Layen.
Në fjalimet e hapjes së Forumit, që në fillim, përmes fjalimeve të presidentes së Sllovakisë Çaputova, të Komisionit Evropian,fon der Layen, i parashturan pyetjet thelbësore mbi temën e çështjeve të sigurisë për të ardhmen dhe perspektivat e mundshme të Evropës, ndërsa presidenti i Ukrainës Vladimir Zelenski kujtoi rëndësinë e unitetit evropian dhe rezistencën e të gjithë botës demokratike ndaj agresionit ushtarak të Federatës Ruse.
Forumi i Bratislavës GlobeSec 2022 këtë vit përqendrohet në mbështetjen e Ukrainës dhe fqinjësisë më të gjerë evropiane për t'iu bashkuar rrethit të sigurisë evropiane dhe në mbështetjen e forcimit të qëndrueshmërisë së vendeve individuale, si dhe koalicioneve globale për të kundërshtuar agresionin e shteteve autoritare.