Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp, tha se Qeveria do të funksionojë si deri më tani në mënyrë efektive dhe në kohë krize do të miratohen masa me kohë për qytetarët dhe kompanitë.
“Qeveria gjatë krizës së koronës, miratoi masa në vlerën 1.2 miliardë euro, paketa masash kundër krizës. Unë kam qenë ai që propozova këto masa kundër krizës si zëvendësministër i Financave në Kuvend. Këtu ka kryetarë partish që janë deputetë dhe e dinë mirë që unë kam qenë ditë e natë atje. Edhe atëher ka pasur bllokada dhe më pas kur po miratohej paketa e masave kundër krizës, deputetët e opozitës dolën jashtë, duke parë nëse kishte mjaft deputetë nga Qeveria pa menduar për qytetarët. Që në vitin e kaluar kemi marrë masa për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike dhe i kemi miratuar”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.
Kryeministri vuri në dukje se në mars të këtij viti, Qeveria miratoi 26 masa kundër krizës për të përballuar krizën energjetike dhe krizën me rritjen e çmimeve të energjisë.