“Unë si njeri dhe si politikan nuk i pranoj shantazhet, se do t'i bllokojnë komunat e pamë që nga dita e parë kur i fituan komunat si kryetarë komunash nga VMRO-DPMNE-ja”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp, duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetareske. Kryeministri theksoi se Qeveria në vazhdimësi është duke u marrë me problemin e ngrohjes në Shkup, edhe pse kjo është obligim i Qytetit të Shkupit.
“Ne shohim se në disa zona në Shkup nuk ka transport me autobus, shohim që në Tetovë nuk është miratuar llogaria përfundimtar dhe shohim se në të gjitha qytetet ku pushtetin e ka fituar VMRO-DPMNE pas fotografimit në hotele të shtrenjta ku u promovua realizimi i projekteve të mbetura, nga kryetarët e komunave më parë nga LSDM dhe BDI nuk ka më fotografim në hotele, nuk ka më fotografim në tepihët e kuq sepse nuk ka projekte të reja. Po ashtu e shihni se Qeveria po merrej me problemin e ngrohjes së qytetarëve të Shkupit, është përgjegjësi e qytetit të Shkupit”, tha kryeministri Kovaçevski, duke shtuar se më në fund morëm përgjigje se Qyteti i Shkupit nuk ka kapacitet për ta bërë këtë, që do të thotë se Ministria e Ekonomisë si deri më tani së bashku me Qeverinë dhe së bashku me kompanitë shtetërore të energjisë elektrike do të duhet të gjejnë rrugën edhe për vitin e ardhshëm.