“Unë si njeri dhe si politikan nuk i pranoj shantazhet, e kemi parë që do t'i bllokojnë komunat që nga dita e parë kur i fituan komunat si kryetarë të VMRO-DPMNE-së”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e për shtyp duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetareske. Kryeministri theksoi se Qeveria në vazhdimësi është duke u marrë me problemin e ngrohjes në Shkup, edhe pse kjo është obligim i Qytetit të Shkupit.
“Ne shohim se në disa zona në Shkup nuk ka më transport me autobus, shohim që në Tetovë nuk është miratuar llogaria përfundimtare dhe shohim se në të gjitha qytetet ku pushtetin e ka fituar VMRO-DPMNE-ja pas fotografimit fillestar në hotele të shtrenjta ku u promovuan realizime të projekteve të mbetura, nga kryetarët e komunave më parë nga LSDM-ja dhe BDI-ja nuk ka më fotografime në hotele, nuk ka më fotografime në tepihët e kuq sepse nuk ka projekte të reja. Po ashtu e shihni se Qeveria po merrej me problemin e ngrohjes së qytetarëve të Shkupit, është përgjegjësi e qytetit të Shkupit”, tha Kryeministri Kovaçevski, duke shtuar se më në fund morëm përgjigje se Qyteti i Shkupit nuk e ka kapacitet për ta bërë këtë, që do të thotë se Ministria e Ekonomisë së bashku me Qeverinë dhe së bashku me kompanitë shtetërore të energjisë elektrike do të duhet të gjejnë një mënyrë edhe për vitin e ardhshëm.