Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur në pyetje gazetareske tha se popullin maqedonas deri më tani askush nuk ka arritur ta asimilojë, as nuk e ka asimiluar dhe as që do të ndodhë që dikush ta asimilojë.
“Ne jemi krenarë për historinë tonë, jemi krenarë për gjuhën tonë, jemi krenarë për identitetin tonë me të gjitha aspektet e tij. Kështu ishte, kështu është dhe kështu do të jetë. Ne patëm një takim në të cilin e paraqita propozimin, në të cilin kryetari i VMRO-DPMNE-së theksoi mendimet dhe qëndrimet e tij dhe si gjithmonë apelova se ky është një vendim i madh që kërkon sjellje shtetërore dhe duhet një kokë e ftohtë që mbi të gjitha do të thotë paqe,stabilitet në vend që të marrim vendimin e duhur”, tha Kovaçevski.
Kovaçevski theksoi se absolutisht pajtohet me presidentin Stevo Pendarovski se nga negociatorët duhet të kërkohet që në këtë proces t'i përmbahen Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Presidenti pati një fjalim të jashtëzakonshëm si burrë shtetas për të gjithë qytetarët e vendit dhe normalisht e mbështes atë që ne si Qeveri do t'u kërkojmë negociatorëve tanë institucioneve tona të gjitha garancitë se ata do të respektojnë rezolutën që kemi miratuar në Kuvend, dhe në të cilat pasqyrohen qëndrimet tona”, tha Kovaçevski.