Fjalim i Kryeministrit Kovaçevski në seancën plenare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ju informojmë që sot, 14.07.2022 (e enjte), Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të mbajë fjalim në seancën plenare të 81-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në rendin e ditës të së cilës është pika “Informacion për përmbajtjen e Propozim-kornizës negociuese për negociatat aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, propozuar nga ana e Presidencës së Francës me Këshillin e Bashkimit Evropian më 30 qershor të vitit 2022”.