Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mbajti fjalim në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën në rendin e ditës ishte informacioni për Propozim kornizën negociuese për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, propozuar nga Presidenca Franceze me Këshillin e Bashkimit Evropian më 30 qershor 2022.
Në fjalën e tij, Kryeministri Kovacevski shprehu mirënjohjen për praninë, mbështetjen dhe njohjen e rëndësisë së procesit nga ana e presidentes së Komisionit Evropian, znj. Von der Leyen, si dhe për përfshirjen dhe përkushtimin e saj personal dhe institucional në integrimin evropian të Maqedonia e Veriut. Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo është një seancë historike sepse sot dhe në ditët në vijim po merren vendime për një të ardhme më të mirë dhe një të tashme të qëndrueshme, por edhe për mbrojtjen dhe respektimin e së kaluarës.
Në vazhdim fjalimi integral i Kryeministrit Kovaçevski:
Sot marrim pjesë në seancë jashtëzakonisht të rëndësishme në Kuvend. Edhe se shumë herë në historinë tonë, politikanët shpesh e caktojnë mbiemrin "historik", megjithatë, në mënyrë objektive do ta shtoj edhe unë- sot fillojmë një seancë historike.
Seancë historike, sepse sot dhe ditët e ardhshme vendosim për disa fondamente të shtetit tonë. Edhe për një të ardhme më të mirë edhe për një të tashme stabile, por edhe për mbrojtje dhe respektim të të kaluarës.
Në fillim, më lejoni, në emrin tim dhe në emër të gjithë Qeverisë së pranishme sot, të falënderoj Kryetaren e Komisionit Evropian, znj. Fon der Lejen, për praninë, mbështetjen dhe njohjen e rëndësisë së procesit. Përfshirja e saj dhe përkushtimi juaj personal dhe institucional në integrimin tonë evropian do të thotë shumë për qytetarët tanë dhe vendin tonë. Ju falënderoj sinqerisht për këtë.
Të nderuar deputetë,
Arsyeja se pse sot debatojmë është propozimi i vetëm i Komisionit Evropian, i dorëzuar në fund të presidencës franceze, për definimin e fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian.
Prandaj në fillim dua qartë dhe në mënyrë precize të potencoj disa fakte.
Së pari, është e vërtetë që përpara samitit të BE-së në Bruksel, ne morëm një sërë idesh, ndërsa një propozim zyrtar dhe formal. Për mua, për Qeverinë dhe partnerët e koalicionit, për Presidentin e vendit dhe jam i bindur për të gjithë qytetarët e vendit, ai koncept nuk ishte i pranueshëm. Dhe prandaj, aty ku duhet të jetë, jo nën tavolinë, jo në korridor, jo në heshtje, por para të gjithë 27 liderëve të anëtarëve të Unionit dhe para gjithë publikut evropian, thashë me zë të lartë, saktësisht dhe qartë JO.
Unë thashë JO, sepse ai grup idesh nuk ishte në përputhje me qëndrimet tona shtetërore të përcaktuara konsensuale të konfirmuara këtu në Kuvend, me Rezolutën e posaçme për vijat e kuqe. Unë thashë JO, sepse ai grup idesh nuk garantonte statusin e gjuhës maqedonase në negociata. Thashë JO, sepse ai grup idesh nuk përcaktonte fillimin e qartë të negociatave dhe si parakusht vuri në dukje ndryshimin e Kushtetutës dhe mbylljen e çështjeve dypalëshe me fqinjin lindor, si parakushte.
Shkurt dhe qartë thashë JO, sepse ajo bazë nuk ishte e mirë për shtetin maqedonas. Dhe treguam se si mbrohen interesat shtetërore dhe nacionale.
Dhe shumë e rëndësishme, nuk u ndalëm këtu. Nuk u dorëzuam. Ne nuk vendosëm të aktronim patriotë të rremë. Përkundrazi, ne vazhduam të kërkojmë zgjidhje që do t'i plotësonte interesat shtetërore dhe nacionale të popullit maqedonas. Në të njëjtat vija të kuqe, por edhe në të njëjtin detyrim për fillimin e negociatave.
Ne nuk pranojmë dhe nuk udhëheqim politikë "ose ose". Ne udhëheqim një politikë si për bisedimet për anëtarësim në BE, ashtu edhe për mbrojtjen e dinjitetit, identitetit, gjuhës dhe historisë sonë.
Si rezultat i kësaj dhe si rezultat i mbështetjes së miqve të shumtë evropianë, më besoni se janë të shumtë, arritëm të merrnim një propozim të vetëm, formal, të rrumbullakosur, të përbashkët të Bashkimit Evropian. Të gjitha shtetet anëtare.
Ai propozim evropian pasqyron me të vërtetë qëndrimet tona të definuara.
Së pari, specifikon qartë gjuhën maqedonase si gjuhë e vetme, e njohur dhe e pranuar për Bashkimin Evropian. Kjo është ajo që ne po kërkonim. ADN-ja jonë nacionalee, gjuha maqedonase, duhet të jetë gjuhë zyrtare. Po, me propozimin evropian, i gjithë procesi i bisedimeve tona, të gjitha miliona faqet në vitet në vijim, përfshirë Aktin për anëtarësim të plotë, do të shkruhen në gjuhën maqedonase. Gjuha maqedonase do të flitet zyrtarisht në Bruksel dhe në të gjitha kryeqytetet evropiane. Kjo është arritja më e madhe, suksesi më i rëndësishëm.
E dyta, të gjitha çështjet dypalëshe me fqinjin lindor, por edhe çdo çështje tjetër dypalëshe me ndonjë vend tjetër, veçanërisht me fqinj, nuk janë pjesë e Kornizës Negociuese me Brukselin. Ajo Kornizë Negociuese është Kushtetuta e integrimit tonë në BE. Dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, ajo është e pastruar nga këto lloj çështjesh. Dhe kjo është një tjetër gjë e rëndësishme.
Dhe e treta, me propozimin evropian përcaktohet menjëherë mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Tani edhe në Bruksel. Më në fund, pas 17 vitesh pritje dhe shumë paralajmërimeve, e shumë zhgënjimeve pas tyre, kemi fillimin zyrtar të negociatave me një takim të gjithë Qeverisë me Komisionin Evropian. Me të gjitha nishanet dhe standardet.
Kjo është ajo, të nderuar deputetë, e vetmja e vërtetë në këtë stuhi manipulimesh, spekulimesh, lajmesh të rreme dhe dëmtime të qëllimshme e të paqëllimshme dhe krijimin e krizës dhe destabilizimit të shtetit.
Në propozim të tillë, që pasqyron plotësisht interesat tona nacionale dhe vijat e kuqe, unë, Qeveria dhe Presidenti i Shtetit, thash dhe i thamë PO.
Dhe e dorëzuam të gjithë Kornizën Negociuese për inspektim. Që gjithçka të jetë e hapur për të gjithë publikun. Asgjë e fshehtë. Përkundrazi, edhe si njeri edhe tani si politikan, kam qenë gjithmonë i hapur, shpesh edhe tepër i hapur dhe i sinqertë. Por kjo është mënyra më e mirë. Të dish kur dhe pse të thuash JO, dhe të dish kur dhe pse të thuash PO.
I nderuar President dhe deputetë,
Thashë PO, sepse mendoj se ky propozim i vetëm evropian është zgjidhja më e mirë e mundshme tani, por edhe në periudhën e ardhshme. Një propozim që ruan vijat e kuqe dhe në të njëjtën kohë mundëson fillimin e bisedimeve.
Shumë pyesin dhe me të drejtë, se a mund të kishte qenë më mirë? Për çdo gjë në jetë, mund të jetë më mirë. Por në të njëjtën kohë, duhet të pyesim, a mund të kishte qenë më keq? Përsëri, përgjigjja është e njëjtë. Dhe të gjitha gjërat e tjera, mund të jenë ose të shkojnë për keq.
Por nuk dua të flas për gjërat më të këqija, siç duan disa qendra të jashtme dhe të brendshme politike dhe radikale.
Unë besoj se gjërat më të mira duhet t'i gjejmë dhe t'i përforcojmë edhe më shumë, pasi që propozimi i lejon për themelet tona, gjuhën maqedonase, identitetin e veçantë dhe solid historik, kulturor dhe nacional.
Madje, ne kërkuam dhe morëm zgjidhjen më të mirë të mundshme për ta, dhe nuk kemi negociuar dhe kërkuar kompromise.
Ja, për më shumë se 30 vitet ekzistojmë si shtet i pavarur dhe sovran. Qytetarët janë të lodhur nga politikanët që 30 vjet paralajmërojnë apokalips, ndarje dhe shpërbërje të shtetit, me të drejtë janë lodhur nga profetet politike ditore që varrosin shtetin maqedonas, historinë, gjuhën dhe kulturën maqedonase.
Kemi pasur vendime të vështira, por të nevojshme deri më tani. Edhe kur miratuam Marrëveshjen Kornizë edhe kur u miratua Marrëveshja e Prespës. Por shteti mbijetoi dhe nuk dështoi. Shteti nuk u nda, përkundrazi u bë anëtar i NATO-s dhe sot kemi, në kushte lufte dhe krize totale, siguri personale dhe kolektive.
Dhe askush nuk ka arritur të asimilojë popullin maqedonas apo ndonjë popull tjetër në vend në kohë më të vështira se sot. Palë të ndryshme janë përpjekur ta bëjnë këtë me shekuj. Dështuan atëherë, dështuan sot, nuk do të kenë sukses nesër. Sepse mbrojtja më e mirë e identitetit është pikërisht përparimi i shtetit, lëvizja përpara dhe evropianizimi përfundimtar i shtetit.
Nuk do të lejojmë, si në kohën e regjimit, shteti të kthehet në një enklavë të izoluar, të mbyllur dhe kriminale, në të cilën elita politike vjedh dhe plaçkit pa kuptim, ndërsa qytetarët kërkojnë pasaporta të huaja dhe punojnë jashtë vendit.
Kjo është beteja përfundimtare midis shkatërrimit dhe pesimizmit dhe hapjes dhe optimizmit. Shteti ndërtohet çdo ditë, identiteti dhe veçantia respektohen përgjithmonë, por mbrohen çdo ditë. Para së gjithash në vend, por edhe jashtë. Kjo bëhet më së miri kur je pjesë e progresit, zhvillimit, nga ajo bashkëkohore dhe e përparuar.
Nuk do të lejojmë, si në të kaluarën, shteti dhe qytetarët të jetojnë në pasiguri, shqetësim dhe dilema të vazhdueshme se çfarë do të ndodhë nesër.
Nuk do të lejojmë që shteti të mbetet në bisht të Ballkanit, kur të gjithë ecin para, pavarësisht problemeve të tyre të karaktereve të ndryshme.
Nuk do të lejojmë që çështjet e identitetit të përdoren si municion në luftën për karrige, tenderë, lirimin e pronës kriminale dhe personave kriminalë dhe mbajtjen peng të gjeneratave të tëra të lindura dhe të palindura.
Do të qëndrojmë me vendosmëri në rrugën e mbrojtjes së gjuhës maqedonase, identitetit të veçantë historik dhe kulturor të popullit maqedonas përmes barazisë së tij me kombet evropiane.
Ne do të qëndrojmë fuqishëm në rrugën e ndërtimit të një shteti si ai evropian, me vlerat e respektimit të ligjit, shtetit ligjor, barazisë dhe një ekonomie e standardi jetese të zhvilluar.
Dhe ne po e bëjmë këtë dhe do ta bëjmë me ndihmën e këtij propozimi dhe hyrjes sonë në Bashkimin Evropian.
Të nderuar qytetarë,
Unë, Dimitar Kovaçevski, jam maqedonas që nga lindja.
Unë di një gjë. Asnjë letër nuk mund të ma merr apo ta ulë identitetin, gjuhën dhe historinë time, të cilat më bëjnë maqedonas dhe për të cilat kam detyrim të shenjtë t'i respektoj dhe t'i përforcoj.
Nuk kam dilemë sipas asnjë baze dhe çështje.
Dhe e di se me një qasje të zgjuar, duke vazhduar rrugën evropiane, mund të bëhem vetëm maqedonas më i madh, më dinjitoz dhe i barabartë, qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetar i Bashkimit Evropian.
Planifikoj, si dhe më parë, të qëndroj dhe të jetoj në të. Dhe të ndihmoj, edhe si qytetar, por edhe për të përmbushur detyrimin dhe përgjegjësinë time si politikan, që shteti të jetë i përbashkët, i suksesshëm dhe më i mirë për të gjithë qytetarët.
Duke pranuar propozimin evropian, Kornizën Negociuese dhe konkluzionet e Kuvendit, ne mbetemi në rrugën e vetme, për të cilën askush nuk ka ofruar alternativë për më shumë se 30 vjet. Në mënyrë shumë domethënëse, ne po fillojmë të ecim shpejt dhe të ndryshojmë vendin, përmes procesit të bisedimeve.
Në të njëjtën kohë, i kuptoj plotësisht shqetësimet e qytetarëve. Prandaj, dua të theksoj se më e rëndësishmja nga të gjitha, ne obligohemi që askush nuk guxon, nuk ka të drejtë dhe nuk do të negociojë për gjuhën maqedonase, identitetin dhe veçimin e veçantë historik, kulturor, në asnjë kohë dhe për asnjë arsye.
Një angazhim i qartë, i vendosur dhe i pandryshueshëm. E përsëris, për çdonjërin, në çdo kohë. Pikë.
Në fund, të nderuar qytetarë dhe deputetë, është e qartë se ky proces nuk përfundon sot apo nesër. Siç nuk nisi sot, por në vitin 1991 me një plebishit të të gjithë qytetarëve.
Ky nuk është procesi im personal apo i një partie të vetme. Ky është procesi i të gjitha partive, edhe dje edhe sot edhe nesër.
Obligimi për mbrojtjen e identitetit historik gjuhësor dhe nacional maqedonas mbetet për të ardhmen, kur të tjerët do ta vazhdojnë procesin, deri në fund.
Ashtu si e kërkoni tani nga unë dhe unë e bëj me bindje, kështu do të kërkojmë edhe unë dhe të tjerët nga gjeneratat e ardhshme të politikanëve.
Prandaj, me shumë bindje, me ndërgjegje të pastër dhe me zemër të plotë, propozoj që ta pranojmë propozimin dhe të ecim përpara, me një të kaluar të mbrojtur, me një të tashme të sigurt dhe të qëndrueshme në një të ardhme përfundimisht më të mirë.
E bëj këtë, jo sepse duhet, jo sepse është e lehtë, por sepse besoj fort në drejtësi.
Nuk jam dakord që të qajmë për fatin tonë, por të luftojmë në mënyrën e duhur, për të tashmen dhe të ardhmen. Të sigurt në veten dhe identitetin tonë, pa kompromise, gjithmonë dhe në çdo kohë. Dhe sa më shpejt të jetë e mundur, si pjesë e një Evrope të bashkuar dhe pjesë e një rajoni paqësor dhe progresiv.
Ia vlen të luftosh dhe të punosh për këtë, në këtë mënyrë. Prandaj kërkoj mbështetjen tuaj dhe të gjithë qytetarëve. Sepse shteti është i përbashkët për të gjithë dhe i të gjithëve.
Në fund, më lejoni të citoj: “Pireu është një bar me tre kërcell dhe disa e quajnë kostevë. Por mund ta gërvishtesh sa të duash, ta çrrënjosësh, ta shkulësh, prapë nuk vdes. Thjesht prekni pak tokën dhe ajo do të kapet përsëri, do të ringjallet, do të ndjekë. Asgjë nuk e largon atë bar.” – ka shkruar Petre M. Andreevski. E qartë, e fuqishme, e përjetshme.
Rrofshin qytetarët, rroftë Republika e Maqedonisë së Veriut!!!