Trendi i rritjes së pagës mesatare neto në vend vazhdon. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, paga mesatare mujore neto në maj të vitit 2022 për një të punësuar është 31.407 denarë, që është për 2.686 denarë më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar ose për 9,4 për qind.
Në bazë të statistikës, sipas Qeverisë, rritja e këtillë ka të bëjë para së gjithash, me rritjen e pagës mesatare mujore neto për një të punësuar në sektorët objekte për strehim dhe veprimtari servisi me ushqim -19,7 për qind, art, zbavitje dhe rekreacion -16,1 për qind dhe industria përpunuese – 14,3 për qind.
Rritja e vazhdueshme e pagës mesatare neto në vend është rezultat i masave ekonomike dhe politikat të cilat i zbaton Qeveria për rritjen e pagës mesatare dhe minimale, e cila është 18.000 denarë.
Në krahasim me majin e vitit 2017 kur paga mesatare neto ishte 22.889 denarë, në maj të këtij viti është rritur për 8.518 denarë dhe është 31.407 denarë.
Qeveria vazhdon me krijimin e masave dhe të ambientit për norma më të larta të rritjes ekonomike dhe avancim të standardit jetësor të qytetarëve si dhe mbështetje të veçantë në kushte të krizës
Mbetemi të përkushtuar në rritjen e të ardhurave dhe mbështetje të të gjithë qytetarëve. Rritja e pagave, rritja e pensioneve, rritja e standardit të qytetarëve, theksojnë, është ajo në çka Qeveria edhe më tutje do të punojë me përkushtim.