Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, vendosi lule te monumenti i mbrojtësve të Republikës së Krushevës në Meçkin Kamen në Krushevë.
Me këtë akt delegacioni qeveritar i përbërë nga:zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për politika për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska, ministri i Financave Fatmir Besimi, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, u dhanë mirënjohjen më të lartë dhe shprehën respekt për ilindenasit që me vetëflijim mbrojtën Republikën e parë të Ballkanit, e cila është themeli i shtetësisë sonë.
Përkulja para monumentit të Meçkin Kamen është pjesë e shënimit të Ditës së Republikës - 2 Gushtit, Ilindenit, e cila këtë vit festohet me nderime të larta shtetërore nën moton “Forca jonë për të ardhmen”.