Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Vasko Gjurçinovski, sot në kujtim të tetë mbrojtësve dhe pjesëtarëve të ushtrisë që humbën jetën në afërsi të Staneve të Lubotenit, vendosën kurorë me lule të freskëta në monumentin përkujtimor të mbrojtësve të rënë pranë Staneve të Lubotenit.
Për nder të të vdekurve, dhe në kuadër të disa shënimeve të kësaj ngjarjeje, ministrja Petrovska, në krye të delegacionit qeveritar, në përbërje të të cilit ishte edhe këshilltari për mbrojtje i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dragan Vasilevski, vendosi kurorë me lule të freskëta edhe para pllakës përkujtimore të rënëve në kazermën “Ilinden” në Shkup.
Në këtë ditë, 21 vjet më parë, në rrugën afër lokacionit Stanet e Lubotenit humbën jetën Tome Badarovski, Goce Çankulovski, Branko Janev, Tomislav Nastevski, Marjanço Boshevski, Ivica Zlatevski, Tome Dimovski dhe Rade Jankovski, pjesëtarë të përbërjes rezervë të Armatës.