Të nderuar përfaqësues të mediave,
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologjike dhe Industriale dhe “NEKST E GO MOBILE”, sot në ZZHTI Tetovë nënshkruan marrëveshje për investim të ri, që parasheh prodhim të tërësishëm të automobilave elektrikë e GO.
Me këtë rast, sot u mbajt ngjarje në të cilën mbajti fjalim Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Në vazhdim ua dërgojmë fjalimin e Kryeministrit në tërësi:
“I nderuar Kryetar i Kuvendit z. Xhaferi, të nderuar përfaqësues të Qeverisë, i nderuar z. Ahmeti, të nderuar përfaqësues të NEKST E GO MOBILE SE,
Të nderuar ekselenca, të nderuar nikoqir,
Të nderuar partnerë dhe mysafirë,
Të nderuar media dhe qytetarë,
Sot kam nderin dhe kënaqësinë e madhe që jam prezent këtu, ku fillon tregimi i ri investues, projekti multimilionësh i kompanisë gjermane “NEKST E GO MOBILE SE”.
Kolegët e mi dinë të shkruajnë fjalime jashtëzakonisht të mira dhe e bëjnë këtë në mënyrën më të mirë në bazë të propozimeve që unë u jap. Megjithatë, ndonjëherë nuk mund të përfshini gjithçka në një copë letër. Prandaj dua të ndaj me ju disa gjëra të rëndësishme për veten time.
Së pari, Republika e Maqedonisë së Veriut, ishte 21 vjet më parë, gjegjësisht Republika e Maqedonisë në atë kohë, e cila kishte një sfidë të madhe, ku në atë kohë kishte një numër të madh politikanësh dhe diplomatësh, të cilët na ndihmuan për të ndërtuar një shoqëri të barabartë për të gjithë dhe një shoqëri në të cilën të gjithë do të mund ta shohin shtetin si një fushë për zhvillim personal dhe profesional.
Pikërisht 21 vite pas kësaj, të gjithë jemi mbledhur sërish këtu dhe kemi sërish të huaj. Megjithatë, ata të huaj, me të cilët biseduam në tre muajt e fundit, janë nga Gjermania, menaxherë profesionistë, të cilët së bashku me qytetarët tanë këtu në Maqedoninë e Veriut dhe biznesmenë dhe investitorë të suksesshëm po hapin fabrikën e parë për makina elektrike në vend dhe në rajon.
Ato bisedime treguan disa gjëra. Në periudhën e kaluar unë së bashku me disa ministra të tjerë iu përgjigjëm disa pyetjeve, nëse ne si shtet jemi të gatshëm të bëjmë një hap përpara në një shoqërie të tillë që do të ofrojë më shumë për qytetarët e saj. Unë gjithmonë u përgjigja me “po”. Gjithmonë më bënin edhe një pyetje tjetër, a mund të bëjë dikush diçka për ne, a mundet dikush të na ndalojë... dhe përgjigja ime ishte gjithmonë "jo".
Sepse kam besim jashtëzakonisht të madh te qytetarët tanë. Pavarësisht nëse janë maqedonas, shqiptarë, vllehë, serbë, turq, romë, boshnjakë, të gjithë ata që jetojnë këtu. Gjithmonë kam thënë se qytetarët që mund të blejnë produkte nga prodhuesit më të lartë janë qytetarë që mund të bëjnë një ndryshim. Dhe kjo është arsyeja pse ata qytetarë u bashkuan shpejt në NATO dhe filluan bisedimet me Bashkimin Evropian.
Besoj thellësisht se qytetarët, përmes përfaqësuesve të tyre të zgjedhur në Kuvend, do të arrijnë integrimin më të shpejtë në Bashkimin Evropian.
Nuk ka konfirmim më të madh për këtë që po them nga kjo ditë. Sepse ata qytetarë do të jenë punonjësit e kësaj fabrike që do të prodhojë makina elektrike, të cilat do t'i shohim në tregjet në të gjithë Bashkimin Evropian apo në botë.
Prandaj dua t'ju kërkoj një duartrokitje, jo për ne këtu, por për qytetarët që e bënë të mundur këtë.
Sot është një nga ato ditët e bukura kur rezultatet e mundit të investuar bëhen të dukshme. Sot do të hidhen themelet për investimin, i cili vetëm në fazën e parë peshon 130 milionë euro dhe do të hapë të paktën 890 vende të reja pune të paguara mirë.
Ky investim është i një rëndësie të madhe për shtetin, por edhe për ekonominë lokale dhe zhvillimin e potencialit njerëzor në Tetovë dhe në vend. Me këtë investim të rëndësishëm, Maqedonia e Veriut edhe një herë konfirmon se është një vend që ofron kushte të shkëlqyera për investitorët, me një klimë të qëndrueshme ekonomike dhe politike në të cilën kompanitë ndërkombëtare si "NEKSTE.E.GO" kanë një partner të besuar.
Ajo që veçanërisht më gëzon është se për herë të parë në vendin tonë do të prodhohet një makinë e plotë. Në Maqedoninë e Veriut deri më tani prodhoheshin pjesë për vetura të markave botërore, por tani kemi prodhimin e plotë të produktit final pikërisht këtu. Kjo është një punë vërtet e madhe.
Ky investim është veçanërisht i dashur për mua personalisht. Jo vetëm sepse do të ndryshojë për mirë jetën e familjeve anëtarët e të cilëve do të punojnë këtu, por sepse do të ndryshojë mënyrën se si ne mendojmë për automjetet. Sepse kjo është e ardhmja, si e industrisë, ashtu edhe e mbrojtjes së mjedisit. Megjithatë, kjo është edhe e ardhmja e arsimit. Investime të tilla, fabrika të tilla do të ndryshojnë arsimin në vend, sepse do të krijojnë nevoja të reja që do të jenë të nevojshme.
Makina elektrike "e-Go" që do të prodhohet këtu në ZZHTI në Tetovë është e dobishme për mjedise urbane, në të njëjtën kohë e qëndrueshme, inovative, ekonomike dhe pa emetim të dëmshëm të gazit. Kjo, ndër të tjera, është investimi ynë për gjeneratat e ardhshme.
Fabrika që do të ndërtohet këtu në zonën ZZHTI në Tetovë, është pjesë integrale e kapaciteteve prodhuese globale të “e-Go”, që synon të furnizojë si tregun nacional ashtu edhe atë ndërkombëtar të eksportit.
Kriza që tashmë ka nisur në të gjithë botën na ka mësuar se duhet të investojmë vazhdimisht, të inkurajojmë dhe stimulojmë kompanitë vendase dhe të huaja për të investuar.
Investimet e tilla janë dëshmi se si Qeveri ne përdorim me sukses të gjithë mekanizmat e nevojshëm që ofrojnë rezultatet e pritura, duke krijuar kushte për rritje dhe zhvillim të mëtejshëm më të shpejtë dhe të qëndrueshëm ekonomik.
Në Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale, në gjashtë muajt e parë janë arritur marrëveshje investimi në vlerë prej 240 milionë euro, ndërsa deri në fund të vitit pritet të kyçen edhe dy marrëveshje të tjera në vlerë prej 160 milionë euro. Nuk kam paralajmëruar asnjëherë investime dhe ky është një investim që ishte i sigurt se do të ndodhte. Lamë fillimisht të merren vesh të gjitha detajet dhe më pas për surprizën e gjithë opinionit, sepse po i shoh shkrimet në media, kemi kuptuar se do të ketë një investim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili do të jetë 130 milionë euro, si dhe do të fillojë me rreth 900 punonjës. Ka akoma investime të tilla, nga investitorë të tjerë dhe ne do t'i lëmë investitorët të shpallin bashkë me institucionet dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt.
Për vetëm një muaj janë hapur gati 100 vende të reja pune në kompanitë e zonave, deri në korrik janë hapur mbi 1100 vende të reja pune në kompanitë në ZZHTI që nga fillimi i vitit.
Numri i përgjithshëm i të punësuarve në korrik u rrit dhe arriti në mbi 15 mijë të punësuar, që është 6% më shumë krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, pra 14,5% më shumë krahasuar me korrikun e vitit 2020.
Trendi pozitiv i rritjes që nga fillimi i vitit vijon në drejtim të eksporteve dhe importeve. Në shtatë muajt e parë të vitit 2022, eksportet nga ZZHTI arritën pothuajse dy miliardë euro, që është më i larti në katër vitet e fundit. Ndërsa të mos harrojmë se po punojmë në dy vitet me krizën më të madhe që pas Luftës së Dytë Botërore. Vetëm në korrik të këtij viti kompanitë në ZZHTI kanë eksporte prej 280 milionë eurosh, që është 25% më shumë se korriku i vitit të kaluar.
Krahas zhvillimeve globale politike dhe ekonomike, të gjitha analizat tregojnë se ky trend do të vazhdojë deri në fund të vitit, me çka, sipas vlerësimeve, eksportet mund të tejkalojnë nivelin rekord të vitit të kaluar prej tre miliardë eurosh eksporte në vit.
Ky trend pritet të vazhdojë edhe në rritjen e vendeve të reja të punës dhe sipas investimeve të realizuara në vitin e kaluar parashikohet hapja e më shumë se 2700 vendeve të punës në vitet në vijim.
Këto rezultate pozitive dhe shifra vazhdimisht në rritje konfirmojnë se strategjia e re e krijuar dhe programi i punës krijon një klimë pozitive biznesi për investitorët dhe punonjësit.
Pandemia na ka treguar se mallra shumë më të patjetërsueshme mund të prodhohen në Evropë dhe të sigurohet kursim në shpenzimet që kemi për transportin dhe logjistikën nga vendet e largëta, veçanërisht nga Lindja.
Maqedonia e Veriut përfitoi nga kjo duke krijuar një mjedis për investime të reja. Ne jemi anëtare e NATO-s, ndërsa pozicioni ynë është edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian me bisedime tashmë të nisura, kështu që investitorët e dinë se kanë siguri dhe një mjedis të parashikueshëm biznesi, që është edhe përparësi e jona në rajon. Do ta përsëris edhe një herë, që nga 19 korriku, kur mbajtëm konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ky vend do të ecë vetëm përpara. Nuk do të kthehet, as majtas dhe aq më pak djathtas. Shteti do të ecë përpara, në anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, sepse ua kemi borxh qytetarëve, por edhe investitorëve që krijojnë vende pune të paguara mirë për qytetarët.
Qasja jonë në tërheqjen e investimeve ka ndryshuar dhe tani synon investimet dhe investitorët që sjellin më shumë vlerë të shtuar. Një shembull i tillë është ky investim sot dhe shembuj të tillë janë edhe parqet e erës dhe termocentralet diellore, pra burimet e ripërtërishme të energjisë, disa prej të cilave tashmë janë finalizuar, e disa janë në fazën e përgatitjes gjegjësisht zbatimit.
Në fund, edhe njëherë, dua të shpreh urime dhe fillim të suksesshëm të punës së kompanisë.
Krijimi i vlerës ekonomike vendore dhe zhvillimi i avancuar teknologjik që sjell ky investim do të ndryshojë jetën në komunitetin lokal, do t'i japë një stimul të fortë ekonomisë dhe një referencë domethënëse për shtetin në tërheqjen e investimeve të huaja.
Për fund, sot shënohet 21 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe do të doja të shfrytëzoj këtë rast për të uruar dhe shprehur kënaqësinë time për bashkimin tonë, kohezionin tonë dhe dëshirën për bashkëjetesë dhe tolerancë të ndërsjellë.
Dëshmuar se vetëm kështu një shtet multietnik dhe multikulturor mund të jetë i suksesshëm, i avancuar ekonomikisht dhe i begatë për qytetarët e tij.
Dua edhe njëherë të përgëzoj familjen Destani, kompaninë e.GO nga Gjermania, të gjithë ekipin menaxhues që është sot këtu me ne dhe të përfundojnë punimet e ndërtimit për prodhimin e fabrikës sa më shpejt dhe me sukses dhe makinat e para të mund t’i shfrytëzojmë edhe te ne edhe te autostradat e huaja brenda afateve të përcaktuara që janë vendosur”.