Masat e Qeverisë po japin rezultatet pozitive në rritjen e vazhdueshme të pagës mesatare mujore neto. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në qershor të këtij viti paga mesatare neto për të punsuar arriti në 31.869 denarë, që është për 3.125 denarë më shumë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar.
Të dhënat të Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se rritja e pagës mesatare mujore neto për 10.9 % në qershor të këtij viti, ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (23.1%), Arte, argëtim dhe rekreacion (17.5%) dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave (16.0%).
Ky trend i rritjes së vazhdueshme të pagës mesatare neto në vend është rezultat i masave ekonomike dhe politikat që i zbaton Qeveria për rritjen e pagës mesatare dhe minimale që është 18.000 denarë.
Qeveria vazhdon me krijimin e masave dhe ambientit për norma më të larta të rritjes ekonomike dhe rritjes të të ardhurave për të gjithë qytetarët, me qëllim përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve, veçanërisht në kushtet e krizës.