Kryeministri Kovaçevski me urim për festën e madhe krishtere të Fjetjes së Shën Mërisë: Uroj shëndet, paqe dhe begati për të gjithë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me rastin e festës së madhe krishtere të Fjetjes Shën Mërisë, vizitoi kompleksin manastiri Shën Joakim Osogovski në Kriva Pallankë.

Kryeministri Kovaçevski u dërgoi një urim besimtarëve të krishterë me rastin e festës së madhe.

“Festa e madhe krishtere e Fjetjes së Shën Mërisë është festë respekti, dashurie, mirëkuptimi, forcimi i vullnetit tonë për të bërë vepra të mira. Shën Mëria është mbrojtëse e Komunës së Kriva Pallankës dhe në këtë festë të madhe, sot nga manastiri i Shën Joakim Osogovskit, ju dërgoj një përshëndetje të sinqertë të gjithë besimtarëve të krishterë. Uroj shëndet, paqe dhe begati për të gjithë. Për shumë vite festa”,tha Kryeministri Kovaçevski në urimin për festën madhe së Fjetjes së Shën Mërisë.