Kovaçevski nga Këshilli i Sigurisë: Të bashkuar me Plan, veprim dhe zgjidhje për tejkalimin e krizës energjetike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bashkë me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë dhanë deklarata për mediat. Deklaratën e Kryeministrit Kovaçevski  e përcjellim në tërësi:

“Sot në Këshillin e Sigurisë diskutuam për krizën energjetike dhe masat dhe mënyrat për përballje me pasojat e së njëjtës.

Këto biseda nuk janë aspak të lehta, por gjithsesi mund të konstatoj se kemi pasur  takim produktiv, të mirë dhe të suksesshëm.

Kjo temë e nxehtë ka qenë në fokus tanimë një kohë të gjatë, kriza zgjat  një kohë të gjatë dhe që nga tremujori i fundit i vitit të kaluar dhe ne si Qeveri, si shtet, përmes masave kundër krizës përballemi në mënyrë efikase me të dhe mundësojmë zbutjen e goditjeve të çmimeve edhe  për qytetarët  edhe për ekonominë. Por, për momentin situata në nivel botëror është alarmante, çmimet në bursat janë shumë të larta, ekziston  problem real me mungesën e energjisë elektrike në Evropë. Disa herë  përmend , ky do të jetë dimri më i vështirë në historinë e fundit botërore.

 

Për këtë arsye javën e kaluar, kur isha në Beograd, në Samitin e Ballkanit të Hapur, ajo vizitë nuk ishte vetëm për potencialet e verës dhe veprimtarinë e eksportit dhe shërbimeve në ekonominë tonë, por  edhe për dy çështje më të rëndësishme - për krizën energjetike dhe nevojat e vendit tonë dhe për detyrimet tona të brendshme ndaj qytetarëve për ushqim dhe produkte ushqimore.

Shumë vetë dëshiruan fat dhe sukses para kësaj ngjarjeje dhe para atyre takimeve, por fati ka pak të bëjë me gjithë këtë proces. Analizat dhe planifikimi i duhur dhe ndërmarrja e veprimeve janë thelbësore. Kjo Qeveri e di këtë dhe ne në praktikë që nga dita e parë punojmë në përballjen me këto sfida që nga zgjedhja e Qeverisë në janar të këtij viti.

Dallimi është se tani është shumë, shumë më vështirë se atëherë, duke pasur parasysh luftën që zhvillohet në Ukrainë dhe e cila plotësisht ka prishur  tregjet e furnizimit me gaz dhe,  në përputhje me atë, energjisë elektrike dhe energjive të tjera dhe lëndëve të para.

 Por  kjo është!

Unë, ne, të gjithë, në krizën totale globale, para së gjithash energjetike, ushtarake dhe ushqimore,  mund të ndikojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, të vazhdueshme, por në  masë të kufizuar.

Ne jemi vend i vogël gjeografikisht.  Por,  duam dhe jemi të mëdhenj në përpjekjet tona me njohuri, gatishmëri, veprim dhe që është më e rëndësishmja miqësi dhe aleatë!

Më i rëndësishëm se çdo gjë është Plani ynë, veprimi dhe zgjidhjet për të tejkaluar këtë krizë!

Parasë gjithash me forcat tona brenda në vend.

Me burimet tona, të cilat i kemi në dispozicion në këtë moment.

Dhe me ndihmën e miqve tanë!

Mbledhjen sotme e Këshillit të Sigurisë e kemi caktuar në periudhën e kaluar me Presidentin e vendit! Falënderoj  atë për iniciativën dhe për mbështetjen.

Për mua si Kryetar i Qeverisë, si më i përgjegjshmi, është shumë rëndësi që bashkërisht morëm mbështetje për të gjitha përpjekjet që kemi bërë në muajt e kaluar, që nga fillimi im si Kryeministër i Qeverisë.

Së pari, të përgatisim të gjitha burimet e shtetit për rritje maksimale, deri tani, në dekadat e fundit, të energjisë sonë!

Planin e prodhimit të EEM, kompanisë shtetërore për prodhimin e energjisë elektrike, do ta rrisim këtë vit me 25%. Dhe  do të ndjekim realizimin  e planit çdo ditë. Do të ndjekim zbatimin e detyrave që i janë dhënë kompanisë EEM, përkatësisht fillimin e bllokut të tretë në REK Manastir, fillimin e punës së kaldajës së dytë në rezervën e TEC Negotinë, punën e hidrocentraleve dhe shumë i rëndësishëm shfrytëzimi i të gjithë potencialit dhe vënia në punë e termocentralit me gaz kogjenerues TE-TO në Shkup dhe para së gjithash  edhe pas sezonit të ngrohjes, si dhe shfrytëzimi i të gjitha burimeve të ripërtërishme të energjisë së diellit, erës dhe ujit.

Në periudhën më të vështirë për ne, e cila fillon nga 01.10 deri në prillin e ardhshëm, gjegjësisht muajin prill të vitit të ardhshëm dhe më tutje deri në fillim të verës, për të gjithë qytetarët e Maqedonisë në shtëpi, për të gjithë nxënësit dhe studentët, për të gjitha bizneset mikro, të vogla dhe të mesme, për t'u siguruar atyre çmimin sa më të ulët të energjisë elektrike, çmimin më të ulët të mundshëm dhe furnizimin e pandërprerë me energji termike, në përgjithësi energji për nevojat e tyre kudo që  të janë, kurdoherë! Me çmimin e tanishëm, me mbajtjen e energjisë elektrike të lirë dhe me garanci 24 orë disponueshmëri të plotë!

Për bizneset e mesme dhe të mëdha, siç u kërkua nga odat ekonomike, prodhuesit aktualë vendas preferencialë të energjisë elektrike do të vazhdojnë të punojnë për të njëjtën tarifë më të ulët për tregun e lirë, çmim shumë më i ulët se çmimet në bursë. Çmimet e bursës janë vazhdimisht në rritje për shkak të mungesës së energjisë elektrike në kontinentin evropian.

Në periudhën e kaluar kemi punuar për të ruajtur vendet e punës, kompanitë tona dhe produktin që ata krijojnë! Kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Ne kemi punuar për një kohë të gjatë dhe do të rrisim prodhimin vendas të energjisë elektrike për të paktën 25 për qind, që është detyrë që ka marrë ESM.

Për të pasur energji plotësisht në dispozicion, me çmime si ato aktuale, më të ulëtat në Evropë, për të gjithë qytetarët dhe amvisëritë, ne kemi ofruar subvencione direkte për të gjithë qytetarët nga Buxheti përmes të cilit çmimi i energjisë elektrike që i dorëzohet shpërndarësit të energjisë elektrike për amvisëri dhe konsumatorë të vegjël.

Synimi tjetër është që me anë të ndërmarrjes së punës së BEG dhe objekteve të tjera të nevojshme për të siguruar energji termike nga ESM, duke qenë se BEG nuk mund të kryente shërbimet e tij në këto kushte dhe qyteti i Shkupit refuzoi të merrte përsipër këtë aktivitet komunal që është në kompetencë të saj, ESM është ai që pas përfundimit të të gjitha procedurave do të marrë përsipër furnizimin e pandërprerë me energji termike për 55.000 amvisëri në qytetin e Shkupit.

Për biznesin, plani i furnizimit me energji, synohet të sigurohet një çmim i energjisë elektrike për funksionimin dhe mbijetesën e bizneseve, me një çmim më të ulët se çmimi i bursës dhe që do të ishte i qëndrueshëm për biznesin.
 

Jo vetëm për shkak të biznesit, por më shumë për të mbrojtjes së vendit të punës, që do të thotë të mbrosh familjen, produktin, ekonominë dhe vendin tonë!

Prandaj isha në Beograd, prandaj isha në Sofje, kjo është plotësisht dhe drejtpërdrejt pika dhe obligim im i parë kur flas me të gjithë shtetarët, në 8 muajt e fundit!

Krahas ministrave përkatës dhe drejtorëve të kompanive të sektorit të energjisë, siç e shihni, në këto takime merr pjesë edhe kryetari i odës  më të madhe të ekonomisë në vend, me qëllim transparencën dhe koordinimin e plotë në baza ditore.

Deri më tani janë kryer këto aktivitete, të cilat u janë dhënë si detyrë dhe përgjegjësi kompanive, ministrive, institucioneve përkatëse në sektorin e energjisë:

Sigurimi i thëngjillit i nevojshëm për prodhimin e energjisë elektrike në REK Manastir dhe Oslomej,

Sigurimi i mazutit, i nevojshëm për prodhimin e energjisë elektrike në TEC Negotinë dhe i nevojshëm për procesin e prodhimit në REK Manastir dhe Oslomej,

Sigurimi i gazit të nevojshëm për prodhimin e energjisë elektrike në TE-TO dhe në centralin Kogel në pronësi të ESM,

Sigurimi i karburantit dizel dhe sigurimi i energjisë elektrike shtesë.

Në krizën më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore, qëllimi ynë parësorë është të mbajmë shtetin, qytetarët dhe biznesin të funksionojnë dhe rriten.

Kjo është një situatë tmerrësisht e vështirë. Por nuk ka dorëzim dhe nuk kam ndërmend ta bëj këtë.

Kjo vjeshtë, dimri dhe pranvera e ardhshme janë më të vështirat në shtetin maqedonas të pasluftës, dhe ne do ta durojmë dhe do ta tejkalojmë së bashku.

Plani për këtë është rënë dakord, është prezantuar sot dhe në periudhën e ardhshme tashmë po punohet për realizimin e tij.

Tashmë jemi duke punuar për një plan të ri energjetik për pranverën e ardhshme, si dhe për një plan për rritje maksimale të  prodhimit vendas të ushqimit, që është gjithashtu një proces po aq i rëndësishëm.

Të nderuar qytetarë dhe media,

Unë e informova Këshillin e Sigurimit për të gjitha këto në shumë detaje më të mëdha

Ky Plan, të cilin e rrumbullakuam me përgatitje shumëmujore dhe me mbështetjen e aleatëve tanë rajonalë, evropianë dhe ndërkombëtarë, plan që ka këto synime:

 

Të gjithë qytetarët maqedonas dhe amvisëritë, të kenë energji elektrike dhe termike të qasshme dhe të qëndrueshme!

Të gjithë qytetarët maqedonas dhe amvisëritë të kenë furnizim të tërësishëm të qasshëm dhe të qëndrueshëm me ushqim!

Që të gjitha kompanitë maqedonase të kenë energji elektrike dhe termike të plotë, të disponueshme dhe të qëndrueshme, me çmime më të ulëta se çmimi i bursës!

4. Qeveria mbetet plotësisht e përkushtuar, dialog të brendshëm, rajonal dhe ndërkombëtar, për të përmirësuar më tej performancën e prodhimit vendor dhe mbështetjen optimale nga jashtë!

5. Kërkojmë nga të gjithë qytetarët dhe bizneset, kursimin e energjisë elektrike por shembulli i parë i kësaj do të jetë Qeveria dhe institucionet publike në përputhje me Planin e  publikuar për Kursim nga 1 shtatori. Të njëjtën do ta forcojmë nga ana jonë!

6. Në periudhën e ardhshëm për të gjithë detajet do të informojmë odat ekonomike, mediat dhe qytetarët.

Për këtë që po ndodh po përgatitemi dhe jemi të përgatitur. Për të gjitha shtëpitë, me një plan të qartë për të kaluar këtë dimër deri në prill të vitit 2023. Të gjithë ata nga jashtë që na kanë ndihmuar deri më tani, i konsiderojmë si miq të familjes.

A ka rreziqe, po ka rreziqe. Ndërprerje të paparashikuara të blloqeve termike në Manastir dhe Oslomej për shkak të vjetërsimit të pajisjeve, të cilat janë më të vjetra se 40 dhe 50 vjeç. Rreziqe të paparashikueshme në çmimet e gazit natyror dhe energjisë elektrike deri në nivel të paqëndrueshmërisë të çmimeve në mbarë botën.

Ndërprerje të mundshme për eksportin të gazit natyror, lëndëve të para të energjisë për prodhimin e energjisë elektrike, gjë që për këtë arsye kemi shumë takime si brenda  ashtu edhe jashtë me vendet fqinje ku ka energji elektrike, si shembull Bullgaria e cila prodhon energji bazë  për rajonin, gjithashtu edhe me Greqinë, e cila është qendra logjistike e Gadishullit Ballkanik.

Këtë dimër patjetër duhet që ta përballojmë dhe të arrijmë suksese që në pranverë  të flasim për suksese të rreja.