U nënshkrua FRONTEX, marrëveshja e parë me Komisionin Evropian në gjuhën e pastër maqedonase

Sot në sallën solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u organizua i ashtuquajturi u nënshkrua “Marrëveshja për Frontex”, marrëveshja e parë e tillë ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në gjuhën maqedonase, në prani të Kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe Kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lejen.

Marrëveshjen e nënshkruan ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, Komisionerja Evropiane për Punë të Brendshme, Ilva Johanson dhe ambasadori i Republikës Çeke në vend, Jarosllav Lludva, në emër të kryesimit çek me Këshillin e BE-së.

Bëhet fjalë për marrëveshje ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitete operative të zbatuara nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo Marrëveshje ka rëndësi operative dhe politike edhe për Maqedoninë e Veriut dhe për Bashkimin Evropian.

Nga ana e përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian është ndarë pëlqimi i përbashkët se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje të parë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Unionit është në gjuhën maqedonase, pa asnjëfarë yjesh dhe fusnotash, përveç gjuhëve të shteteve anëtare të BE-së, është konfirmim në vepër për respektin e gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas, nga Bashkimi Evropian.

Me marrëveshjen FRONTEX, bashkërisht është vlerësuar se është bërë hap i ri përpara në unitetin evropian, në të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut kontribuon në mënyrë aktive dhe nga pozita e një vendi negociator me Bashkimin Evropian, ndërsa i cili, siç është shprehur pa rezervë, është pritur dhe mirëpritur në një të ardhme të afërt në Union, si anëtar i plotfuqishëm.

Marrëveshja FRONTEX, në nivel operacional, do të mundësojë mbrojtje më të mirë të kufijve, sistemim të shpejtë të personelit dhe pajisjeve të FRONTEX ose të nëpunësve të huaj të policisë në pikat kritike kufitare, ndërsa në rast të përkeqësimit të papritur dhe të shpejtë të situatës, sigurohen mundësi për shkëmbim të sigurt dhe të vazhdueshëm të informacioneve dhe të dhënave, duke përfshirë njohuritë operacionale, të dhënat e zbulimit, produktet nga vëzhgimi video dhe ajror, incizime satelitore dhe të ngjashme.

Nënshkrimi i marrëveshjes FRONTEX është shprehje e përkushtimit të përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për përcaktimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të përhershme në ballafaqimin e migracionit të paligjshëm dhe krimit ndërkufitar, gjatë së cilës respektimi i të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike janë parimet themelore mbi të cilat bazohet bashkëpunimi i ndërsjellë.

Në këtë mënyrë, me zbatimin e Marrëveshjes do të kontribuohet në menaxhimin dhe përballjen efikase të sfidave të migracionit dhe kërcënimeve të mundshme në të ardhmen, ndërsa me atë  dhe në përballjen e krimit serioz me dimension ndërkufitar.

Marrëveshja rregullon të gjitha çështjet e nevojshme për dislokimin e ekipeve të menaxhimit të kufirit nga korpusi i përhershëm i Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me anëtarë të ekipit të aftë për të ushtruar kompetenca ekzekutive.

Marrëveshja i rregullon të gjitha çështjet e nevojshme për sistemimin e ekipeve të menaxhimit të kufirit nga korpusi i përhershëm i Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë së cilës anëtarët e ekipit mund të kryejnë kompetenca ekzekutive.

Aktiviteti operativ, sipas kësaj Marrëveshjeje, fillon me vendim me shkrim të drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me kërkesë me shkrim të organeve kompetente të vendit tonë, ndërsa bashkëpunimi bazohet në parimet të partneritetit dhe respektit të ndërsjellë, si dhe të ruajtjes së standardeve më të larta të integritetit, sjelljes etike, profesionalizmit.