Kovaçevski: Vazhdimi i rrugës evropiane është prioritet për të gjithë, nuk duhet të ketë kalkulime për të ardhmen

“Është koha të fillojmë një histori të re në të cilën Maqedonia e Veriut bëhet një vend evropian, një vend me ligj, rend, sistem, të ardhme, jetë më të mirë për të gjithë, prandaj ne kemi nevojë për unitet nacional për Bashkimin Evropian”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në konferencën për shtyp pas takimit të liderëve në Kuvend.

Në konferencën për shtyp, Kryeministri Kovaçevski informoi se në takimin e liderëve të kryetarëve të pranishëm të partive parlamentare janë dorëzuar propozim-konkluzat që kanë të bëjnë me përmbushjen dhe mbështetjen e qëllimeve strategjike dhe të procesit të integrimeve evropiane nga partitë parlamentare, si dhe për detyrimet të Qeverisë në procesin e bisedimeve proces për respektim të pakushtëzuar të gjuhës, identitetit, veçorive historike dhe kulturore të popullit maqedonas, si elemente që nuk janë të negociueshme me Bashkimin Evropian.

Në vazhdim ua përcjell fjalimin integral të Kryeministrit Kovaçevski.

“Sot me kryetarët e partive politike parlamentare diskutuam për qëllimet strategjike të shtetit, për prioritetet dhe për hapat dhe vendimet e ardhshme që na presin në periudhën e ardhshme, të cilat kanë të bëjnë me të ardhmen tonë evropiane.

Në të njëjtën kohë, kryetarët e partive parlamentare i njoftova në detaje me situatën në lidhje me krizën energjetike dhe masat që po marrim në kohë për përballimin me të, krizën ekonomike dhe mbështetjen për qytetarët dhe kompanitë që mundësohet nga ribalancimin e fundit dhe Buxhetin e ri për vitin 2023.

Folëm edhe për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, por edhe për ligjet e bllokuara në Kuvend nga të cilat varet performanca jonë si vend dhe që u vu re si pikë e dobët edhe në raportin e KE-së. Ju njoftoj se diskutimi ishte i hapur dhe besoj se do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Të nderuar qytetarë,

Sot jemi këtu sepse anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian është një nga qëllimet tona strategjike, të cilin Kuvendi i Maqedonisë e ka vendosur si synim dhe e ka konfirmuar konkretisht në vitin 2001 me miratimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, me të cilin filluan marrëdhëniet formale me BE-në.

Sot jemi këtu, sepse më në fund, pas 17 vitesh, mund të themi me krenari se jemi një vend që ka nisur negociatat me BE-në.

 Ne kemi bërë shumë përpjekje për të arritur në këtë fazë. Kishim shumë sfida, duheshin marrë vendime të vështira. Por në të njëjtën kohë ne e dinim se cili ishte qëllimi - NATO dhe BE, dy synime strategjike që jemi të detyruar t'i përmbushim. 

 Në pesë vitet e fundit, ne kemi bërë shumë hapa të mëdhenj dhe kemi arritur të tregohemi si një aleat i denjë i NATO-s dhe si një partner i denjë i BE-së.

 Një nga ato hapa ishte propozimi evropian që morëm këtë verë, gjatë kryesimit francez. Të vetëdijshëm për të gjitha avantazhet dhe dobësitë e tij, ne e njohëm atë si një mundësi për të zhbllokuar procesin dhe për të ecur përpara.

Ju vetë ishit dëshmitarë, ne e miratuam në Kuvend në seancë me një atmosferë të vështirë, tensionesh dhe mosbesimi.

Më pas Kuvendi miratoi konkluzionet që garantonin se do të fillojmë negociatat me BE-në dhe do të fillojë menjëherë shqyrtimi, konkluzione që garantojnë plotësisht dhe vazhdimisht gjuhën dhe identitetin tonë, garantojnë se çështjet historike janë jashtë kornizës së negociatave dhe se Bullgaria do të tregojë se është nuk kundërshton përdorimin e gjuhës maqedonase në BE.

Dhe sot, ne shohim se e gjithë kjo është e vërtetë dhe realitet.

 Si BE-ja ashtu edhe ne i kemi përmbushur të gjitha premtimet deri më tani.

Më 19 korrik u mbajt mbledhja e parë ndërqeveritare, me të cilën filluan bisedimet.

Më 15 shtator filloi skriningu.

Më 26 tetor është nënshkruar Marrëveshja me FRONTEX-in me formulim në gjuhën maqedonase pa asnjë shtesë, yll dhe fusnotë.

Këto janë tri data që do të mbeten të regjistruara në historinë maqedonase si ditët kur morëm konfirmimin e plotë të përkushtimit tonë për një të ardhme evropiane dhe kur të gjithë morëm konfirmimin se gjuha maqedonase është e mbrojtur dhe është në të njëjtin nivel me gjuhët e tjera në Evropë.

Marrëveshja e Frontex është e para dhe e vetmja marrëveshje që është miratuar nga të 27 vendet, marrëveshje që ne e kemi nënshkruar dhe në të cilën ka emra në të gjitha gjuhët e BE-së. Kjo marrëveshje u bllokua nga Bullgaria pikërisht për shkak të gjuhës maqedonase, por, me fillimin e negociatave, BE-ja, ashtu si ne, u tregua si një partner i besueshëm që i përmbush premtimet.

 Hapja e bisedimeve është një sukses i madh për të gjithë ne. Procesi më në fund ka filluar dhe tani është e rëndësishme që të bëhet progres në reforma, për hir të qytetarëve dhe për hir të ndërtimit të institucioneve evropiane që do të punojnë sipas standardeve dhe parimeve evropiane. Përmes negociatave do të hapen më shumë fonde për ne dhe në afat të gjatë do të përfitojnë qytetarët tanë.
Ndërkohë morëm një raport pozitiv nga Komisioni Evropian, i pari që nga hapja e bisedimeve.

 Vlerësimi i përgjithshëm i gatishmërisë së vendit për vitin 2022 është "niveli i mirë i gatishmërisë". Në rreth 90% të zonave kemi gatishmëri të pjesshme ose të mirë.
 
 Gjithashtu, procesi i skriningut po ecën pa probleme dhe vendi po tregon një nivel të lartë përkushtimi. Ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent dhe me përfshirjen e sektorit civil dhe ekspertëve në procesin e bisedimeve, së bashku me fondet evropiane që kemi në dispozicion, shohim një mundësi të re për më shumë reforma dhe reforma më të shpejta.

Neve na takon të vazhdojmë me reformat, të vetëdijshëm për faktin se anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian është interesi ynë strategjik, i cili mund të arrihet shumë shpejt me angazhimin e të gjithë të interesuarve.
 
Javën e kaluar isha në Berlin në Samitin e Procesit të Berlinit, që është një tjetër dëshmi se BE-ja po punon me shpejtësi për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
 
Në Samit nënshkruam tre marrëveshje mobiliteti që janë në drejtim të angazhimeve për Tregun e Përbashkët Rajonal, që është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm në rrugën tonë evropiane, sepse praktikisht është një përgatitje për integrimin në tregun e përbashkët të BE-së. Në këtë mënyrë, ndër të tjera, rajoni do të bëhet shumë më tërheqës, konkurrues dhe më i aksesueshëm për investitorët e huaj, që në fund do të nënkuptojë zhvillim më të shpejtë dhe më të lartë.

Ky proces, ky Samit tregon dhe dëshmon vendosmërinë e BE-së për integrim të shpejtë dhe të besueshëm të rajonit dhe veçanërisht të Maqedonisë së Veriut. Aty u njohëm si një partner i besueshëm, vendi më i qëndrueshëm në Ballkan, prandaj u vendos që Maqedonia e Veriut të jetë depozituesi i të tri marrëveshjeve të nënshkruara dhe ato do të depozitohen në MPJ-në tonë.

Qytetarët duhet ta dinë se procesi i evropianizimit nuk është projekt i një partie të vetme politike.

Sot këtu në Kuvend duhet të dërgojmë mesazhin se ky është një projekt nacional, një projekt në të cilin duhet të kontribuojmë të gjithë, sepse ka të bëjë me shtetin dhe qytetarët.

Na presin shumë sfida dhe ajo që u theksova sot kryetarëve të partive parlamentare është mbi të gjitha nevoja për funksionimin normal të Kuvendit, sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme për rrugën tonë evropiane.

Duhet të përfshihen të gjitha partitë, të gjithë deputetët dhe të zhbllokohen proceset, në mënyrë që të kemi zgjidhje më efektive, veçanërisht për ligjet që kanë të bëjnë me gjyqësorin, të cilat janë të rëndësishme edhe për shtetin e së drejtës si postulat. të rëndësishme për rrugën tonë evropiane, por janë edhe më të rëndësishme për kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi.

Ne si Qeveri, por edhe si parti në pushtet dhe shtetformues jemi të hapur për bashkëpunim për të gjitha zgjidhjet që do të kontribuojnë në arritjen e këtyre synimeve. Gjithëpërfshirja dhe uniteti për këtë çështje është më se i nevojshëm.

Na duhet gjithëpërfshirja në aspektin e BE-së dhe jo një fushë për grindje dhe kalkulime politike. Nuk duhet të lejojmë që ndryshimet kushtetuese për të cilat u angazhuam me propozimin evropian dhe konkluzionet e Kuvendit, të jenë pengesë që do t'i vendosim vetes. Për herë të parë vendimet varen vetëm nga ne dhe nëse ndodh bllokimi, do ta bëjmë.

E dini tashmë, nëse miratojmë amendamentet kushtetuese, automatikisht shkojmë më tej, hapen grupimet, pa pasur nevojë për një vendim të ri dhe pa mundësinë e një bllokadë të re nga Bullgaria.

Duhet të tregohemi të mençur dhe të përdorim momentin dhe atmosferën e favorshme në BE në avantazhin tonë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se po jetojmë në një periudhë të turbullt politike, ekonomike dhe të sigurisë. Dhe të pranojmë se tani kemi një derë të hapur dhe tani kemi zgjatur duart nga partnerët tanë.

Dhe kjo duhet të shfrytëzohet! Të tregojmë vullnetin dhe kapacitetin politik për të valorizuar angazhimet dhe përpjekjet tona të mëparshme dhe për t'u bërë sa më shpejt anëtare e BE-së.

Nuk është koha për ndarje, askush nuk përfiton prej saj. Tani është momenti i duhur për të përfituar nga rasti dhe për të realizuar objektivin e vendosur me kapacitet të plotë.

Prandaj përmenda se do të ishte e dobishme të krijohej një grup parlamentar për reformat evropiane, i cili në bazë të raportit të Komisionit dhe shqyrtimeve do të siguronte që reformat që lidhen me BE-në të mos bllokohen dhe negociatat të mos vonohen.

Këshilli Nacional për Integrime Evropiane i kryesuar nga opozita duhet të jetë vendi i duhur për këtë. Komisioni për Çështjet Evropiane ruan rolin e tij të rëndësishëm legjislativ në çdo rast.

Ne kemi nevojë për një Marrëveshje Uniteti Nacional për BE-në që do të tregojë synimet e sinqerta për evropianizimin e shoqërisë dhe anëtarësimin e plotë në BE.

Ne duhet të tregojmë pjekuri si vend, duhet të tregojmë kapacitete demokratike dhe të qëndrojmë në rrugën evropiane gjatë viteve në vazhdim.

Përfundimisht është koha për të filluar një histori të re në të cilën Maqedonia e Veriut bëhet një vend evropian, një vend me ligj, rend, sistem, të ardhme, jetë më të mirë. Dhe kjo për të gjithë qytetarët e saj.

Siç e theksova në takim, LSDM-ja është përkushtuar asaj historie.

Unë gjithashtu theksova se tani është jashtëzakonisht e rëndësishme që të vendosen prioritetet e duhura.

Prioriteti i parë është ajo që është në interes të shtetit dhe të gjithë qytetarëve dhe që është vazhdimi në rrugën evropiane.

Më pas vijojnë interesat e partive politike.

Dhe ky është rendi dhe koncepti - në radhë të parë është dhe do të jetë gjithmonë interesi i shtetit.

Dhe këtu nuk ka asnjë dilemë.

Dua të theksoj se këtu dhe tani nuk duhet të ketë përllogaritje. Kjo ka të bëjë me të ardhmen tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Askush nuk ka të drejtë të pengojë të ardhmen e shtetit, për hir të interesave personale apo partiake dhe për hir të përparimit në karrierën personale politike. Askush nuk ka të drejtë të bllokojë, askush nuk ka të drejtë të jetë frenues në procese që nënkuptojnë një jetë më të mirë, prosperitet, zhvillim dhe përparim.

Të nderuara media,

Anëtarësimi në BE është një interes kryesor nacional dhe duhet trajtuar si i tillë.

Pres që në periudhën e ardhshme të jemi të gjithë në nivel të detyrës, të japim maksimumin dhe t'i prioritizojmë gjërat sipas rendit dhe konceptit të duhur dhe të japim sa më shumë kontributin tonë.

Alternativa jonë e vetme është BE-ja. Duhet të shfrytëzojmë periudhën e favorshme që kemi përpara, të shfrytëzojmë mbështetjen që po marrim për momentin dhe të sigurojmë për qytetarët, për të tashmen, për brezat e ardhshëm, një të ardhme evropiane dhe më të pasur”.