Kovaçevski: Investim i ri prej 20 milionë euro i kompanisë turke “Teknopanel”, punësime të reja në kushte të krizës energjetike

Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbajti fjalim në ngjarjen me rastin e investimit të ri të kompanisë turke “Teknopanel” në ZZHTI Shkup 1. Bëhet fjalë për kompaninë e teknologjisë së lartë që do të investojë 20 milionë euro në ndërtimin e një kapaciteti të ri prodhues për prodhimin e të ashtuquajturave panele inovative "sanduiç" çati që ofrojnë njëkohësisht izolim termik, hidro dhe të zërit, si dhe janë rezistent ndaj zjarrit dhe përdoren veçanërisht për sipërfaqet e çatisë së ndërtesave industriale. Prodhimi do të fillojë vitin e ardhshëm dhe do të hapen 120 vende të reja pune, me një pagë mesatare neto për të punësuarit prej rreth 600 euro. Sipas planit të investimeve, pagat pritet të rriten në vazhdimësi.

Në fjalimin e tij Kryeministri Kovaçevski theksoi se është kënaqësi edhe më e madhe që investime dhe punësime të reja po ndodhin në kushte të krizës më të madhe energjetike në botë.

 

 “TEKNOPANEL zgjodhi të sjellë investimin e tyre pikërisht këtu dhe kjo sigurisht nuk është rastësi. Ne si Qeveri ofrojmë mundësi dhe përparësi për investime në Maqedoninë e Veriut. Para së gjithash, ky është një vend anëtar i NATO-s, me bisedime për anëtarësim në BE, prandaj është një partner i qëndrueshëm. Parakusht i rëndësishëm për rritjen e investimeve është edhe mbështetja që marrin kompanitë nga shteti për krijimin e kushteve të favorshme të punës. Patjetër, këtu kemi punëtorë cilësorë dhe për këtë arsye kushti jonë kryesor janë vende punë të qëndrueshme dhe të paguara mirë për qytetarët tanë. Në këtë kohë krize dhe për t'u përballur në mënyrë më gjithëpërfshirëse me pasojat, sipas drejtimit tim, ne po veprojmë në mënyrë aktive në dy linja. Thashë që askush nuk do të mbetet vetëm dhe prandaj si Qeveri e përgjegjshme, periudhën e fundit kemi ofruar dy pako masash kundër krizës për mbrojtjen e qytetarëve dhe kompanive më të rrezikuara me vlerë prej mbi 760 milionë euro. Për këtë arsye ne vazhdimisht sigurojmë 80% energji elektrike të subvencionuar, si dhe energji elektrike të lirë për mbarëvajtjen e funksioneve vitale të shtetit. Me masat e fundit për energji elektrike të lirë për industrinë ushqimore presim që çmimet e bukës, qumështit, mishit dhe produkteve të tjera bazë të ulen dhe të mbrojmë standardin e qytetarëve. Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme të kemi një strategji të qartë për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin afatgjatë të vendit. Ne kemi atë drejtim. Duhet të mendojmë për të ardhmen. Dhe në këto kohëra të vështira krize, detyra jonë është të sigurojmë kushte për krijimin e vendeve të reja të punës, por sigurisht edhe vende pune më mirë të paguara për të përballuar rritjen e shpenzimeve të jetesës. Dhe sot jemi këtu, sepse ky plan për përballimin e krizës është realizuar, jep rezultat. Krahas mbështetjes për më të cenuarit dhe kompanitë, në Maqedoninë e Veriut po investojnë kompanitë globale dhe po hapen vende të reja dhe më mirë të paguara”, tha Kovaçevski dhe shtoi se në dy muajt e ardhshëm  deri në fund të vitit do të prezantohen edhe katër investime të tjera.

Jovan Despotovski, drejtor i ZZHTI-së, tha se nga një bisedë modeste dhe e hapur në Stamboll me pronarin e “Teknopanel”, Orhan Kahvexhi, sot arritëm në një investim real prej 20 milionë eurosh dhe 120 vende të reja pune me paga mbi mesataren shtetërore.

“Ky është i fundit nga investimet që kemi prezantuar këtë periudhë dhe që tashmë i kalojnë 620 milionë euro. Të njëjtat parashikojnë hapjen e 5000 vendeve të punës me të paguara mirë për bashkëqytetarët tanë.

Ky është rezultat i konceptit të ri të ZZHTI-së dhe Qeverisë për tërheqjen e investimeve. Ne jemi të hapur, të ndershëm dhe të drejtë. Kjo është strategjia për të cilën pyesin nga VMRO-DPMNE-ja. Strategjia jonë nuk është DO TË, por TANI - investime reale dhe vende pune reale. Kjo është ajo që na bën të ndryshëm dhe të suksesshëm”, tha Despotovski.

Orhan Kahvexhi, pronar i kompanisë “Teknopanel” tha se ky investim i ri është kapaciteti i pestë prodhues, por edhe njëkohësisht fabrika e parë për prodhim jashtë Turqisë.

 “Investimi i ri do t'i jep vlerë të shtuar ekonomisë në Maqedoninë e Veriut. Para së gjithash, kjo është qendra e Evropës, nga ku do të eksportohet prodhimi. Me ndihmën e bashkëpunimit me kompani nga rajoni, njerëz të kualifikuar, besoj se kjo do të jetë një tjetër histori suksesi e jona. Mbështetja dhe stimulimet e Qeverisë janë gjithashtu shumë të vlefshme për ne”, tha Kahvexhi.

Në ngjarje fjalim mbajti edhe Hasan Mehmet Sekizkok, ambasador i Republikës së Turqisë në Shkup, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve, me fokus të veçantë në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe investimeve.

Në dhjetë muajt e parë të vitit u hapën mbi 2000 vende të reja pune në kompanitë në ZZHTI dhe numri i të punësuarve u rrit për herë të parë mbi 16.000. Kjo është një rritje prej 16% në një vit. Pothuajse 500 vende të reja pune u hapën vetëm në tetor. Aktualisht ZZHTI –ja ka rreth 30-35 klientë aktivë. Pesë fabrika që kanë nënshkruar marrëveshje janë në fazën e ndërtimit. Me konceptin e ri të ZZHTI-së dhe Qeverisë për tërheqjen e investimeve, vetëm në 18 muajt e fundit janë arritur marrëveshje prej 620 milionë euro, që është gati dy të tretat e vëllimit total të investimeve të realizuara në 10 vitet e fundit.

 

 


                                                                     Fjalim i Kryeministrit Kovaçevski me rastin e investimit të ri të TEKNOPANEL

Të nderuar përfaqësues të udhëheqësisë së TEKNOPANEL Turqi,

Z. Orhan Kahvexhi, Z. Turgaj Juksel,

I nderuar ambasador i Republikës së Turqisë, Hasan Mehmet

I nderuar drejtor i ZZHTI Jovan Despotovski,

Të nderuar punonjës të TEKNOPANEL,

Të nderuar përfaqësues të sektorit të korporatave,

Të nderuar media dhe qytetarë,

Krahas këtyre përshëndetjeve deri te të pranishmit, më duhet t'u dërgoj edhe tre përshëndetje që kanë domethënie të veçantë, e ajo është – Presidentit të Turqisë, z. Erdogan, Kryetarit të Parlamentit të Turqisë z. Shentop dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë z. Çavushoglu për arsye se marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë janë për shkak të kontakteve shumë të shpeshta, të ndershme dhe konstruktive që  i kemi me përfaqësuesit e organeve më të larta të Turqisë. Pikërisht ato marrëdhënie jashtëzakonisht të mira që i kemi janë arsyeja që kompanitë turke të investojnë në vendin tonë. Kur e marrin vendimin, zgjedhja e parë gjithmonë  të jetë Maqedonia e Veriut.

Sot është një ditë e rëndësishme sepse në vend sot hyn  një investim i ri, përkatësisht në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale në Shkup. Urime për TEKNOPANEL, ky është destinacioni i parë investues për këtë kompani jashtë vendit të tyre.

TEKNOPANEL kanë zgjedhur të sjellin investimin e tyre pikërisht këtu dhe kjo sigurisht nuk është rastësisht. Ne si Qeveri mundësojmë mundësi dhe përparësi për investim në Maqedoninë e Veriut. Para së gjithash, ky është vend anëtar i NATO-s, me negociata të filluara për anëtarësim në BE, prandaj është partner stabil  për investitorët e huaj të cilët, siç kemi parë, zgjedhin Maqedoninë e Veriut si destinacion për investim pikërisht në disa javët e fundit me hapjen të disa fabrikave.

Mbështetja që e marrin kompanitë nga shteti në kuptim të krijimit të kushteve të favorshme të punës, gjithashtu është parakusht i rëndësishëm për zhvillimin e investimeve. Dhe gjithsesi, ne këtu kemi punëtorë cilësorë, punëdashës dhe për këtë arsye kushti ynë kryesor është punë  e qëndrueshme dhe vende pune të paguara për qytetarët tanë.

Në këtë kohë krize dhe për t'u përballur në mënyrë gjithëpërfshirëse me pasojat, me anë të rekomandimit tim ne po veprojmë aktivisht në dy linja.

 

Unë thashë që askush nuk do të mbetet vetëm dhe prandaj si Qeveri e përgjegjshme periudhën e kaluar kemi siguruar së fundmi dy pako masash kundër krizës për të mbrojtur qytetarët më të rrezikuar dhe për të mbrojtur likuiditetin e kompanive me vlerë mbi 760 milionë euro.

 

Për këtë arsye ne vazhdimisht sigurojmë 80% energji elektrike të subvencionuar si dhe energji elektrike të lirë për mbarëvajtjen e funksioneve jetike të shtetit.

Me masat e fundit për energji elektrike të lirë për industrinë ushqimore presim uljen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme të kemi një strategji të qartë për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin afatgjatë të vendit. Edhe ne po ndërmarrim veprime në atë drejtim sepse duhet të mendojmë për të ardhmen. Dhe në këto kohë të vështira krize, detyra jonë është të sigurojmë kushte për krijimin e vendeve të reja të punës, por sigurisht edhe vende pune më të paguara për të përballuar rritjen e kostos së jetesës.

Dhe sot jemi këtu, sepse ky plan për përballimin e krizës po realizohet, jep rezultate.

Përveç mbështetjes për më të cenuarit dhe për kompanitë, në Maqedoninë e Veriut investojnë kompani globale dhe krijohen vende të reja pune dhe më mirë të paguara.

Një prej këtyre kompanive është “Teknopanel”, e cila, siç pamë, prodhon panele inovatore që ofrojnë njëkohësisht izolim termik, izolim i zërit, si dhe janë rezistente ndaj zjarrit. E gjithë kjo nënkupton një stimul të ri për ekonominë vendase dhe rritje të eksporteve nga vendi.

Grupacioni ka 460 punonjës dhe është një nga kompanitë lider në Evropë me prodhim teknologjik të avancuar, dhe eksporton në 102 vende të botës. E rëndësishme në këtë situatë është që punëtorët tanë nga këtu në Shkup të furnizojnë tregun evropian. Në 9 vitet e ardhshme eksportet pritet të arrijnë mbi 170.5 milionë euro.

TEKNOPANEL investon 20 milionë euro në ndërtimin e një objekti të ri kapaciteti prodhues. Prodhimi do të fillojë vitin e ardhshëm dhe do të hapen 120 vende të reja pune, me një pagë mesatare neto për të punësuarit rreth 600 euro. Sipas planit të investimeve, parashikohet rritje e vazhdueshme e pagave.

 Investimet që po zhvillohen në vendin tonë janë rezultat i konceptit të ri të tërheqjes së investimeve në ZZHTI, i cili padyshim jep rezultate.

 

 

Në muajt e kaluar, pothuajse çdo javë paralajmërojmë një deri në dy investime të reja, si ai i përbashkët i Jangfeng dhe ARC Automotive, hapëm edhe fabrikën e dytë të kompanisë amerikane "Kemet Elektroniks" në ZZHTI, MAGNA kanadeze në zonën ekonomike të Strugës një termocentral fotovoltaik në vendin e GEN-it slloven si dhe investimi i sotëm i kompanisë nga Turqia, TEKNOPANEL.

 

Në dhjetë muajt e parë të vitit u hapën mbi 2000 vende të reja pune në kompanitë në ZZHTI dhe numri i të punësuarve u ngjit për herë të parë mbi 16000. Aktualisht ZZHTI ka nga 30-35 klientë aktivë. Janë pesë fabrika në ndërtim e sipër që tashmë kanë nënshkruar kontrata me Qeverinë. Disa nga investitorët më të rinj tashmë kanë aktivitet ekonomik dhe në dy muajt e ardhshëm deri në fund të vitit do të prezantojmë edhe 4 investime të reja.

 

 Me konceptin e ri të ZZHTI dhe Qeverisë për tërheqjen e investimeve, vetëm në 18 muajt e fundit janë arritur marrëveshje prej 620 milionë eurosh, që është gati dy të tretat e vëllimit total të investimeve të realizuara në 10 vitet e mëparshme.

 

Kështu luftojmë në krizë.

 

Me vepra dhe punë  të përgjegjshme.

 

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Turqisë përmirësojnë vazhdimisht marrëdhëniet dypalëshe, gjë që rrit edhe bashkëpunimin ekonomik. Të vazhdojmë së bashku me ritme të përshpejtuara drejt rritjes dhe avancimit sa më të madh të bashkëpunimit tonë.

 

Edhe një herë, urime menaxhmentit dhe punonjësve që janë vlera më e madhe dhe çelësi i suksesit të çdo kompanie.

 

Faleminderit.