Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbajti fjalim në ngjarje me rastin e investimit të ri të kompanisë gjermane “Kil Maqedonia”. Bëhet fjalë për ndërtimin e një kapaciteti t; ri prodhues në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale në Tetovë.
Kompania “Kil Maqedonia” tashmë 6 vite funksionon me sukses në vendin tonë dhe për momentin mbi 130 bashkëqytetarë tanë prodhojnë ulëse inovative të pasagjerëve transit për automjete komerciale dhe për transport publik. Siç theksoi Kryeministri në fjalimin e tij, rritja e suksesshme e kompanisë solli nevojën për zgjerimin e mëtejshëm të portofolit të tyre me një investim të ri prej 9.2 milionë euro, që do të thotë 150 vende të reja pune, me një eksport total të pritshëm mbi 160 milionë euro në 10 vitet e ardhshme. Fillimi i prodhimit nga fabrika e re është planifikuar për vitin e ardhshëm 2023.
“Politikat dhe planet ekonomike të Qeverisë japin rezultate. Ne jemi një vend anëtar i NATO-s, me bisedime të filluara për anëtarësim në BE, një partner i qëndrueshëm për investimet e kompanive nga Evropa dhe bota. Këtë e konfirmojnë investitorët ekzistues që punojnë në vendin tonë, nga SHBA, Franca, Gjermania, Turqia dhe shumë vende të tjera evropiane që ndajnë mundësitë për investime në vendin tonë dhe kushtet për rritjen dhe zhvillimin e kompanive. Dhe në këto kohëra të vështira krize, detyra jonë është të sigurojmë kushte për krijimin e vendeve të reja të punës, por sigurisht edhe vende pune më mirë të paguara për të përballuar rritjen e shpenzimeve së jetesës. Dhe këtu në investimin gjerman në “Kil Maqedoni”, paga mesatare neto është mbi mesataren nacionale. Vetëm nga disa investime të reja që kemi paralajmëruar në muajt e fundit janë duke u hapur mbi 1700 vende të reja pune. Për të qenë më të saktë, investimi i përbashkët i "Јangfeng" dhe "ARC Automotiv" do të krijojë 100 vende të reja pune, hapëm edhe fabrikën e dytë të kompanisë amerikane "Kemet Electroniкs" në ZZHTI me 360 vende të reja pune, "MAGNA" kanadeze në zonën në Strugë me mbi 1000 vende pune, investimi turk “TEKNOPANEL” me të cilin do të hapen 120 vende të reja pune, si dhe investimi i sotëm gjerman “Kil Macedonia” me rreth 150 vende të reja pune”, tha Kovaçevski.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi theksoi se të gjitha përpjekjet e bëra nga Qeveria për të tërhequr investitorët e huaj dhe për të siguruar një klimë më të mirë biznesi për kompanitë.
“Kur miratuam Planin për rritjes ekonomike gati pesë vjet më parë, kishte shumë skeptikë se ai nuk do të jepte rezultatet e dëshiruara.
Por rezultatet në terren tregojnë pikërisht të kundërtën, se me një klimë të parashikueshme biznesi dhe mbështetje për kompanitë që punojnë në rritje dhe zhvillim dhe hapjen e vendeve të reja të punës, suksesi është i pashmangshëm.
Pavarësisht krizës me KOVID-19 dhe përkundër krizës energjetike që ka kapluar tërë Evropën dhe sjell pasiguri të madhe, investitorët e huaj njohin në Maqedoninë e Veriut një partner të besueshëm dhe një mundësi për realizimin afatgjatë të planeve të tyre, dhe rrjedhimisht rritjen dhe zhvillimin e kompanive të tyre”, tha Bekteshi.
Ambasadorja Anke Holshtajn foli për rëndësinë e investimeve të reja.
“Klima e besueshme e bashkëpunimit me Qeverinë maqedonase është një shenjë e rëndësishme e cilësisë për vendndodhjen e Maqedonisë së Veriut. Së bashku do të vazhdojmë ta ushqejmë atë – në mënyrë që ata që janë tashmë këtu të mund të punojnë me sukses, si dhe të reklamojnë më tej Maqedoninë e Veriut si një destinacion të mirë për investime”, tha Holshtajn.
Christian Shtrand, menaxher i përgjithshëm i "Kil Maqedonia", tha se Kil Grup punon për më shumë se 75 vite në disa vende të botës dhe është lider në prodhimin e ulëseve për trena dhe autobusë.
“Qëllimi fillestar i kësaj fabrike ka qenë sigurimi i vendeve për fabrikën Van Holl në Shkup, sepse historikisht ndjekja e klientëve në punën e tyre është lloj i praktikës sonë. Duke marrë parasysh funksionimin e pesë viteve të fundit që nga fillimi i punës në Maqedoninë e Veriut, lirisht mund të themi se tashmë kemi bërë një histori suksesi.
Kil vendosi të bëjë një investim shtesë në Zonën Industriale në Tetovë. E njëjta gjë u realizua me mbështetje të madhe në gjithë procesin nga ZZHTI, Qeveria, “Normak”, si dhe subjekte të tjera. Jemi krenarë që e kemi këtë investim shtesë në Maqedoninë e Veriut, sepse e njëjta nuk përfaqëson vetëm rritje, por edhe zgjerim i fushëveprimit të operacioneve tona në fushën e saldimit, lyerjes dhe prodhimit të sfungjerëve. Kjo do të mbulojë të gjitha aktivitetet e prodhimit të ulëseve të trenit në fabrikën tonë dhe është e sigurt që ulësja e plotë të quhet "made in Macedonia", dhe ne do të shndërrohemi në një qendër për ulëset e trenave nga projektimi deri te prodhimi në Grupin Kil", tha Shtrand.
Jovan Depotovski, drejtor i ZZHTI-së, theksoi se Kil është kompania e parë që tashmë punon në vend dhe bëhet pjesë e familjes së ZZHTI-së.
“Kompania nuk do të shfrytëzojë lehtësime tatimore, por vendosi të përdorë shërbime nga shteti dhe mbështetje në infrastrukturë dhe tokë. Është një konfirmim që me modelin e funksionimit të zonave që kemi ngritur, kompanitë njohin tek ne një partner të vërtetë.
Ky është një moment historik shumë domethënës jo vetëm në funksionimin e Zonave por edhe në përgjithësi në nxitjen e investimeve. Ky model, të cilin e zhvilluam për Kilin, është një hap shumë i rëndësishëm përpara edhe për kompanitë vendore.
Barazimi praktik i kushteve për investime në zonat për kompanitë vendore dhe të huaja”, tha Despotovski.