Kovaçevski: në “Aktiva”: Kompanitë vendase me mbështetjen e Qeverisë investojnë dhe punësojnë, kriza është edhe mundësi për një rritje dhe zhvillim ekonomik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, vizitoi kompaninë “Aktiva” me kapital vendor, e cila që prej dy dekadash është themeluar në industrinë e përpunimit të metaleve, ndërsa nga viti 2014 hyri edhe në segmentin e industrisë automobilistike.

Kompania është përfituese e masës së Ligjit për mbështetje financiare të investimeve për një projekt investues pesëvjeçar të filluar në vitin 2018, me vlerë prej 5 milionë eurosh dhe ka 580 të punësuar.

 

“Përkrahja e kompanive në realizimin e projekteve të reja investuese dhe në forcimin e konkurrencës së tyre është përcaktimi ynë, sepse në këtë mënyrë përforcohet rritja dhe zhvillimi ekonomik i vendit, rritet BPV-ja dhe në fund ngrihet standardi i jetesës së qytetarëve. Këtë vit u nënshkruan 277 kontrata të reja për mbështetje me kompanitë që hyjnë në cikle investimi prej rreth 145 milionë euro dhe do të krijojnë më tepër se 3.700 vende pune në 5 vitet e ardhshme ose deri në përfundimin e kontratave të tyre. Vetëm në vitin 2021, këto 277 kompani kanë investuar rreth 50 milionë euro dhe krijuan mbi 1.500 vende të reja pune. Përmes këtij Ligji, në 5 vitet e kaluara, sa  zbatohet kjo masë, janë lidhur marrëveshje për mbështetje me 630 kompani.

Qeveria krijon  mjedis të favorshëm afarist dhe mbështet në mënyrë të barabartë investitorët e huaj dhe të vendit. Të gjithë janë të rëndësishëm për ne, kushdo që investon, që krijon vlera të reja ekonomike dhe vende pune. Për ne të gjithë janë të rëndësishëm, të gjithë që investojnë, që krijojnë vlera të reja ekonomike dhe vende pune. Qëllimi është që së bashku ta tejkalojmë këtë krizë, të hapen vende pune më të paguara, ndërsa kompanitë të investojnë, të modernizohen, të jenë produktive dhe konkurruese në tregjet evropiane”, tha Kovaçevski dhe shtoi se kompanitë tona edhe një herë treguan se sa të shkathët janë dhe në kohë të tilla të vështira investojnë në përmirësimin e konkurrencës së tyre, produkteve të tyre, duke futur linja të reja prodhimi për rritjen e efikasitetit dhe produktivitetit.

Zoran Ilievski, menaxher i “Aktiva” tha se në mënyrë të vazhdueshme e rrisin prodhimin dhe punëtorët dhe eksportojnë në “Tisen Krup”, “Van Holl” dhe “Fastglobal Solution”.

“Duke tejkaluar krizën shëndetësore dhe energjetike, me sukses treguam se si kompani vendase që shfrytëzon subvencionet e Qeverisë për investime kapitale, kemi arritur të rrisim prodhimin për 60% pas vitit 2021 dhe krizës së koronës. Arritëm ta rrisim numrin e të punësuarve në më shumë se 30%, gjegjësisht kemi gjithsej 580 të punësuar dhe kështu të përfundojmë një proces që na hap mundësi të reja që të mund t’i mbulojmë tregjet e Evropës dhe botës”, tha Ilievski.