Në vitin 2023 mbi 450 milionë euro janë paraprë për financimin dhe zhvillimin e arsimit dhe shkencës. Që është 8,4% më shumë se mjetet buxhetore që do të shpenzohen deri në fund të këtij viti kalendarik. Kjo konfirmon se edhe në kushtet e krizës të rritjes ekonomike dhe energjetike, si dhe në një krizë shëndetësore ende aktive, arsimi është në pozitë të lart në agjendën e Qeverisë dhe jemi të vendosur që t'i përkushtohemi zhvillimit të tij, në vend që të garantojmë vetëm funksionimin optimal të sistemit nacional arsimor.
Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në konferencën e sotme në Qeveri, ku është prezantuar dhe arsyetuar buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin e ardhshëm kalendarik. Shaqiri theksoi se mjetet janë të mjaftueshme për zgjerimin e ndryshimeve për integrimin e arsimit tonë në hapësirën arsimore europiane.
“Përfshijmë të gjitha aspektet përmes të cilave deri më tani kemi vepruar me – infrastrukturën arsimore, programet mësimore dhe tekstet shkollore, motivimin e mësimdhënësve përmes rritjes së pagave dhe trajnimit të vazhdueshëm, bursave dhe subvencioneve për nxënësit dhe studentët të angazhohen sa më shumë në mësimin dhe mbështetjen e arsimit të lartë dhe institucioneve arsimore", potencoi ministri.
Pjesa më e madhe e buxhetit, zakonisht transferohet në njësitë e Vetëqeverisjes Vendore, për shkak të funksionimit të shkollave fillore dhe të mesme theksoi Shaqiri. Gjithsej 313 milionë euro do të transferohen në komuna, që është një rritje prej 12.1%, gjegjësisht për 34 milionë euro në raport me bllok dotacionet që po paguajmë këtë vit.
„Buxheti për paga në arsim do të jetë 68 milionë euro. Kjo është për 9,2%, gjegjësisht për 6 milionë euro më i lartë se në vitin 2022. Kjo rritje është për shkak të rritjes së pagave në disa baza - harmonizimi me pagën minimale, e cila këtë vit është rritur për 2.800 denarë, rritja e re e pritur e pagës minimale në vitin 2023, rritja e pagave në bazë të zbatimit të marrëveshjeve kolektive në arsimin fillor dhe të mesëm, negociatat mes Ministrisë së Arsimit dhe SASHK-ut përmes të cilëve u arrit marrëveshje për rritje prej 15%, si dhe për shkak të rritjes së pagave në arsimin e lartë sipas marrëveshjes së nënshkruar kolektive”,
tha Shaqiri, duke shtuar se zëri për paga është rritur edhe për shkak të rritjes së inkluzionit në sistemin arsimor, për të cilin është planifikuar të punësohen një numër shtesë asistentësh për nxënësit me vështirësi në shkollat fillore.
Investimet në infrastrukturën arsimore do të vazhdojnë me intensitet më të lartë. Shaqiri tha se për këtë qëlliim në vitin 2023, janë paraparë 18.3 milionë euro ose 8.9% më shumë mjete se këtë vit.
„Do të përmend disa projekte më të mëdha - do të fillojë ndërtimi i objektit për nevojat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, do të vazhdojë ndërtimi i objekteve të Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike si dhe Fakultetit të Kulturës Fizike në Shkup. Do të ndërtohet objekt i ri për Gjimnazin e Kumanovës “Sami Frashëri”. Do të fillojnë aktivitetet për rikonstruksionin e plotë të 9 konvikteve shtetërore të studentëve dhe brenda 30 muajve ato duhet të bëhen moderne dhe efikase energjetike. Në ndërkohë vazhdojmë me ndërtimin dhe rikonstruksionin e shkollave. Tashmë kemi bërë të ditur se do të nisë rikonstruksioni i 118 objekteve shkollore, ku fokusi është vënë në ndërtimin e tualeteve për nxënësit me vështirësi dhe vendosja e rampave hyrëse. Gjithshtu, vazhdon edhe realizimi i projektit për ndërtimin e 145 sallave sportive të shkollave, përmes të cilave në vitin 2023 do të nisë ndërtimi i 10 objekteve të reja sportive”, njoftoi ministri.
Për standardin e nxënësve dhe studentëve do të ndahen 19.5 milionë euro. Ato janë mjete për pagesën e bursave, duke përfshirë të gjitha kategoritë e reja të cilat MASH po prezanton tani për herë të parë, për participimin për konviktet për nxënës dhe student, si dhe për subvencione të tjera si subvencionimin e racionit për student, deri në muajin mars, do të paguhet sipas kushteve tashmë të njohura, ku edhe është paraparë përfshierja e një zgjidhjeje të re sistemore, ku do të harmonizohet me përfaqësuesit e organizatave studentore.
„Trajtimi i nxënësve dhe studentëve vazhdon të jetë i sinqertë, në partneritet dhe synojmë të mbështesim plotësisht të rinjtë, të stimulojmë krijimtarinë e tyre, të mbështesim idetë e tyre, të plotësojmë nevojat e tyre për mbështetje financiare gjatë mësimit ndërsa me qëllim të mbajtjes dhe realizimit të potencialeve të tyre personale në vendin e tyre”, theksoi Shaqiri.
Në pjesën e shkencës, ministria do të vazhdojë t’i sigurojë të gjitha mundësitë për punonjësit në veprimtarinë kërkimore-shkencore që deri tani ishin të kyçur. Ministri i Arsimit dhe Shkencës potencoi se do të vazhdojmë të financojmë pjesëmarrjen në iniciativat europiane dhe globale për të mbështetur shkencën, si Horizon Europa dhe programi CEPUS, ndërsa në ndërkohë do të shikojmë efektin e mbështetjes që dhamë këtë vit për realizimin e projekteve shkencore dhe kërkimore që janë në interes të shtetit dhe qytetarëve dhe për modernizimin e burimeve laboratorike të institucioneve të arsimit të lartë, për të cilat, do të angazhohemi që të sigurojmë sa më shumë mjete për stimulim shtesë të asaj që është efektive.
Pres që të gjitha projeksionet për vitin e ardhshëm dhe synimet e përcaktuara të realizohen brenda afateve të parapara (përcaktuara). Gjithashtu MASH -i vazhdon të punojë ekonomikisht, në përputhje me udhëzimet dhe rekomandimet e Qeverisë për kursimin e energjisë elektrike, duke mos rezikuar funksionalitetin - tha Shaqiri.
„Në këtë mënyrë kursejmë mjete në buxhetin e shtetit, gjë që do të krijojë hapësirë për inicimin e masave, projekteve dhe aktiviteteve të reja që do të përmirësojnë cilësinë e sistemit arsimor dhe që do të përfitojnë qytetarët”-shtoi Shaqiri.