Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bashkë me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, sot mbajtën konferencë për shtyp me rastin e Propozim-buxhetit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për vitin 2023.
Në vazhdim është fjalimi integral i Kryeministrit Kovaçevski:
“Buxheti për vitin 2023 i MPPS është 858,3 milionë euro. Këtë vit u përballëm me një numër të madh sfidash edhe në planin ekonomik edhe në atë energjetik, por qytetarët janë bindur se unë dhe ministrat në Qeveri sollëm vendime me kohë dhe reaguam se si do të ishin reduktuar sfidat e krizës edhe për qytetarët edhe për ekonominë. Siguruam stabilitet në periudhën e vjeshtës dhe dimrit. Në asnjë moment nuk është lënë mënjanë asnjë kategori qytetarësh, por përkundrazi, mbeten lartë në listën tonë të prioriteteve edhe të drejtat materiale të kategorive cenueshme të qytetarëve, prindërve kryefamiljarë, rasteve sociale, personave me aftësi të kufizuara, pensionistëve dhe grupeve të tjera të qytetarëve. Me buxhetin e MPPS për vitin 2023 sigurojmë disponueshmërinë e shërbimeve sociale, por edhe rritjen e të drejtave materiale të pensionistëve dhe qytetarëve të cilët janë pjesë e sistemit të mbrojtjes sociale.
Në fillim të mandatit tim, kam premtuar se si Qeveri do të zotohemi të sigurojmë një pleqëri dinjitoze për pensionistët tanë. Atë edhe kemi bërë. Unë i përkushtohem krijimit të zgjidhjeve sistemore që japin rezultate në afat të gjatë. Ajo ishte edhe pikënisja kur e përpilonim edhe metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve, me të cilën siguruam rritje të vazhdueshme të pensioneve, që nuk do të varet nga vullneti apo vendimi politik i askujt. Kështu vazhdojmë edhe në vitin 2023, pensionet do të rriten përsëri në mars të vitit 2023. Me metodologjinë e re që miratuam, pensionet harmonizohen dy herë në vit, shtator dhe mars, dhe atë 50% me shpenzimet për jetesë dhe 50% me pagën mesatare. Pensionet gjithsej do të rriten për 16% gjatë një viti kalendarik për të gjithë 330,000 pensionistë.
Të gjitha këto e bëmë pa i rritur normat e kontributeve pensionale, gjegjësisht pa e mbingarkuar në mënyrë shtesë sektorin e biznesit. Pjesa më e madhe e mjeteve, 499 milionë euro, i janë transferuar Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, që është tregues shtesë për qytetarët se e mbajmë të qëndrueshëm fondin pensional.
Me politikat e mira ekonomike të Qeverisë, menaxhimi i suksesshëm i Fondit dhe rezervat e krijuara, për pothuajse 330.000 pensionistë sigurojmë pagesë të rregullt dhe të parakohshme të pensioneve. Me këtë buxhet sigurojmë zbutjen e pasojave të krizës dhe ruajmë sigurinë sociale të pensionistëve tanë me pensionet më të vogla.
Ndihmë e drejtpërdrejtë financiare prej gjithsej 6.000 denarë për pensionistët që marrin deri në 11.525 denarë, ndërsa njëkohësisht ndihmë të drejtpërdrejtë financiare prej 3.000 denarë për pensionistët që kanë pension prej 11.525 deri në 14.000 denarë.
Ndërtuam sistem të mbrojtjes sociale që do të përgjigjet ndaj sfidave me të cilat ballafaqohen kategoritë më të cenueshme të qytetarëve. Siguruam mjete për pagesën e rregullt të të drejtave nga mbrojtja sociale dhe fëmijërore dhe mbështetje financiare shtesë. Qeveria që nga fillimi i pandemisë krijoi disa pako me masa antikrizë, me të cilat i mbështetëm kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, si studentët e rinj dhe nxënësit e shkollave të mesme, personat e papunësuar dhe personat me pagë minimale.
Me pakon e re të masave kundër krizës, ne përfshijmë qytetarët që janë më të rrezikuar. Bëhet fjalë për personat që janë përfitues të ndihmës së sigurimeve shoqërore, personat që shfrytëzojnë të drejtën e aftësisë së kufizuar, prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara, prindër të vetëm etj. Me krijimin e buxhetit dhe ligjeve që kemi krijuar, qëllimi ynë si Qeveri është i dukshëm - mbrojtja e kategorive më të cenueshme në shoqëri. Me Ligjin për mbështetje financiare për kategoritë e cenueshme të qytetarëve për përballje me krizën energjetike kemi siguruar mjete për mbështetje për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve. Këta qytetarë paguhen 3.000 denarë në muaj ose gjithsej 12.000 denarë për 4 muaj.
Krahas të drejtave nga mbrojtja sociale, i përforcojmë shërbimet sociale për qytetarët për të cilët ndihma është e patjetërsueshme. Në Buxhetin për vitin 2023 ndamë tre herë më shumë mjete nga shërbimet: ndihmë dhe kujdes në shtëpi, asistencë personale, jetesë me mbështetje, përkujdes, persona me aftësi të kufizuara, persona të moshuar, persona të pastrehë.
Edhe në vitin 2023, ne nuk ndalojmë së investuari në mbrojtjen e fëmijëve. Institucionet parashkollore janë çelësi i socializimit të fëmijëve, gjithashtu duke investuar në kopshte të reja për fëmijë hapim vende të reja pune, që nënkupton edhe zhvillim ekonomik të komunës apo vendbanimit. Vazhdojmë të krijojmë kushte që qytetarët të shohin një mundësi për prosperitet dhe zhvillim për veten dhe fëmijët e tyre aty ku jetojnë. Në Propozim-buxhetin për vitin 2023 parashihen mjete për investime të reja kapitale. Ndërtim i kopshteve të reja për fëmijë dhe zgjerimi i kapaciteteve ekzistuese. Gjevgjelia, Dibra, Mogilla, Dellçeva, Karbinci, Manastiri po bëhen me objekte të reja për edukim parashkollor. Me ndërtimin e këtyre kopshteve për fëmijë po zgjerojmë përfshirjen për rreth 500 fëmijë.
Në mënyrë plotësuese me mbështetjen e Bankës Botërore përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, po investojmë në katër ambiente të tjera kopshtesh për fëmijë. Ndërtojmë në Likovë, Haraçinë, Manastir dhe Karposh. Këto kopshte të reja për fëmijë nënkuptojnë përkujdesjen, socializimin dhe edukimin e 450 fëmijëve të rinj, pra sigurojmë që gjithsej 950 fëmijë të kenë mundësi të hyjnë në procesin parashkollor.
Buxheti i MPPS-së për vitin 2023 është për mbrojtje sociale, efikase dhe të drejtë të kategorive më të cenueshme të qytetarëve dhe pensionistëve. Qeveria mbetet e fokusuar në krijimin e reformave sistematike, duke mbrojtur qytetarët, pensionistët, të rinjtë, fëmijët dhe sektorin e biznesit. Paratë në buxhet janë të qytetarëve dhe do të shpenzohen në mënyrë të arsyeshme dhe të drejtë për qytetarët dhe për investime që do t'u sigurojnë atyre një jetë më cilësore.