Kovaçevski - Val: Maqedonia e Veriut është e gatshme të kryesojë OSBE-në nga janari 2023

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Kilian Val, shef i sapoemëruar i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Në takim, është përshëndetur progresi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, që e tregojnë zhvillimi i demokracisë në vend, fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian, kryesimi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, që duhet të fillojë më 1 janar 2023.

Kryeministri Kovaçevski e falënderoi OSBE-në për kontributin e dhënë në zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si shtet demokratik, tha se Maqedonia e Veriut sot ka media të lira, se ka procese të lira zgjedhore dhe se vendi po zhvillohet sipas vlerave evropiane, që është rëndësishme si për cilësinë e jetës së qytetarëve në vendin tonë, po ashtu edhe për rëndësinë gjeostrategjike.

 

Kryeministri,  shprehu besimin se vendi ynë do të kryesojë me sukses OSBE-në, duke theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet si shoqëri për të gjithë qytetarët, se po zhvillon marrëdhënie të mira fqinjësore përmes parimeve evropiane të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë dhe është plotësisht e përkushtuar ndaj integrimit evropian si qëllim strategjik.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Kryeministri Kovaçevski informoi për përkushtimin në tejkalimin e sfidave ekonomike dhe energjetike, të shkaktuara nga kriza botërore, pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë në kuadrin botëror.