Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka biseduar në telefon me Derek Sholle, këshilltar i Sekretarit Shtetëror të SHBA-ve, Antoni Blinken.
Në bisedë telefonike morën pjesë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe ambasadorja e SHBA-ve, Angela Ageler.
Biseda u fokusua në partneritetin strategjik të Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen e ardhshme që kemi në drejtim të arritjes së qëllimeve tona strategjike. U diskutuan disa tema, si për trajtimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë, ashtu edhe për projektet infrastrukturore dhe energjetike për të cilat Maqedonia e Veriut do të ketë mbështetje të fortë nga SHBA-të.
Ndër të tjera, temë e bisedës ishte edhe zhvillimi i Maqedonisë së Veriut në luftën kundër korrupsionit dhe promovimi i sundimit të ligjit.
Gjatë bisedës të dyja palët u shprehën të kënaqur për rrjedhën e procesit të skriningut, si dhe u diskutua për integrimin e përshpejtuar evropian të vendit si synim prioritar strategjik i Maqedonisë së Veriut, me fokus në proceset reformuese që ndodhin si rezultat i së njëjtit.