Kovaçevski: Mbështetje për qytetarët, tranzicion energjetik dhe konkurrencë të kompanive me Buxhetin e ri të Ministrisë së Ekonomisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot prezantuan Buxhetin e ri të Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2023. Kryeministri Kovaçevski theksoi se Buxheti i ri i Ministrisë së Ekonomisë bazohet në programe zhvillimore me masa zhvillimore, qëllimi i të cilave është që në këtë krizë të rëndë ekonomiko-energjetike të mundësojnë mbështetje për qytetarët, si dhe qëndrueshmëri dhe konkurrencë të kompanive.

Në vazhdim përcjellim fjalim integral të Kryeministrit Kovaçevski:

“Mirëmëngjesi dhe Ju falënderohem për pjesëmarrjen tuaj në konferencën e sotme përbashkët për shtyp.

Në fillim, dua t’u uroj deputetëve për miratimin e Buxhetit të ri për vitin 2023, një Buxhet që do të ketë një detyrë specifike. Nga njëra anë, të ndihmojë në zbutjen e pasojave të krizës energjetike, ndërsa nga ana tjetër të vendosë bazë për rimëkëmbjen ekonomike dhe më pas  për përshpejtimin e rritjes ekonomike.

Konkretisht, ai duhet të sigurojë siguri, stabilitet dhe bazë për rritje të mëtejshme të përshpejtuar ekonomike. Dhe unë personalisht do të përpiqem për përmbushjen e këtyre qëllimeve.

Në konferencat e mëparshme për shtyp prezantuam një pjesë të propozim-buxheteve të ministrive. Në drejtim të informimit transparent, sot së bashku me ministrin Bekteshi do të prezantojmë Buxhetin e ri të miratuar,  të Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2023, ku janë të përmbajtur një pjesë të masave për mbështetjen e qytetarëve, për ekonominë, për tranzicionin energjetik.

Këto janë masa që mundësojnë stabilitet, siguri dhe janë bazë për zhvillim të mëtejshëm.

Buxheti i përgjithshëm për vitin 2023 i Ministrisë së Ekonomisë është rreth 19 milionë euro dhe bazohet në programe zhvillimore me masa zhvillimore, qëllimi i të cilave është që në këtë krizë të rëndë ekonomiko-energjetike të ofrojnë mbështetje për qytetarët, si dhe qëndrueshmëri dhe konkurrencë të kompanive.

Në fjalimin tim do të  përqendrohem në disa nga programet dhe masat, ndërsa ministri Bekteshi do të flasë më shumë për detajet e Buxhetit të ri.

Në këtë krizë të rëndë me të cilën po ballafaqohet e gjithë bota, më e rëndësishmja për ne si Qeveri është që të mbrojmë standardin e qytetarëve dhe likuiditetin e kompanive, sepse siç e kam thënë shumë herë askush nuk do të mbetet vetëm për t'u përballur me krizën.

 

 

 

Për shkak të kësaj, në të kaluarën e vitit të ardhura për mbështetjen e qytetarëve dhe kompanive, për efektet energjetike dhe burimet e ripërtërishme është rritur për tri herë. Për këtë arsye për vitin 2023, është 3,2 milionë euro.

Këto janë paratë për programet për funksionimin e krizës energjetike, për të cilat do të shpjegojnë më tej ministri. Unë do të theksoj, se dhe në vitin e dytë do të bëhet edhe subvencionimi  për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve ata me të hyra më të ulëta  dhe ky program do të zgjerohet me kategoritë e qytetarëve të cenueshëm social.

Në vitin  2023 vjet vazhdon mbështetja financiare për  amvisërive për panelet fotonefonike, sistemet termale të kolektorëve, si dhe përmbajtja e PVC ose dritaret me alumin. Me këto investime në burime të ripërtëritshme, ju lejon qytetarët që ti plotësojnë nevojat për rrymë, por edhe të kenë kursim gjatë kohës së krizës.

Si masë e re në këtë seksion, është mbështetja e një pjese të kostove për kyçje në rrjetin e shpërndarjes së gazit për familjet, ku ka një rrjet të zhvilluar të shpërndarjes së gazit natyror. Ky program do të ndihmojë gjithashtu në ruajtjen e likuiditetit të kompanive publike që janë më të prekura nga kriza botërore energjetike.

Edhe kriza energjetike ka treguar se sa të rëndësishme janë investimet në burimet e rinovueshme të energjisë. Burimet financiare janë siguruar për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike dhe si rezultat i ndërtimit të përshpejtuar të fotovoltaikëve nga njoftimet publike të publikuara nga Ministria e Ekonomisë në dy vitet e fundit dhe disa prej tyre tashmë janë vënë në përdorim.

Një e dhënë është se që nga fillimi i vitit në vend janë nisur 141 megavat burime të ripërtëritshme të energjisë.

Vëmë një fokus të fortë te gazifikimi i shtetit, sepse është një përfitim si për qytetarët, ashtu edhe për kompanitë, por edhe për mbrojtjen e mjedisit. Për vitin e ardhshëm, përmes Buxhetit të ri të Ministrisë së Ekonomisë, janë siguruar 3.3 milionë euro për realizimin e Interkonektorit Maqedoni Veri - Greqi, Maqedoni e Veriut - Kosovë, Maqedoni e Veriut - Serbi si dhe Terminalin LNG Aleksandropolis, Greqi.

Këto projekte mundësojnë furnizim të qëndrueshëm me gaz natyror si burim energjie me çmime të favorshme, gjë që është e rëndësishme për qytetarët, për industrinë dhe për ruajtjen e zhvillimit të ekonomisë.

Me mbi 1 milion euro inkurajojmë zhvillimin e sipërmarrjes dhe konkurrencën e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ato janë motori i ekonomisë sonë.

Duke bashkëfinancuar kostot e blerjes së makinerive dhe mjeteve, për sipërmarrjen e grave, ne u mundësojmë atyre të kenë prodhim të qëndrueshëm, të investojnë dhe të rriten në ndërmarrje të mëdha në këtë krizë.

Rreth 530 mijë euro janë të destinuara për Programin për mbështetjen e konkurrencës së industrisë prodhuese dhe përgjegjësisë sociale, ku përfshihen subvencionet për ndërmarrjet, përkrahja për laboratorët, fuqizimi i organizatave mbështetëse të biznesit.

Vendi ynë është plot me rajone që janë një atraksion i vërtetë turistik. Ne promovojmë vendin tonë nëpërmjet zhvillimit të turizmit. Me Buxhetin e ri të Ministrisë së Ekonomisë për vitin e ardhshëm janë parashikuar 385 mijë euro për masat në mbështetje të turizmit.

Tw nderuar media dhe qytetarw

Në fund jemi në një vit të vështirë, të mbushur me sfida të shumta, që nga ajo se a do të ketë ushqim, energji, rrymë, deri te nëse do të shërbehen në kohën e duhur pensionet, pagat, asistenca sociale, mbështetja për kompanitë. Në gati 12 muajt e fundit, që kur jemi në fund të dhjetorit, kemi investuar sa më shumë, kemi sjellë në kohë, masa të synuara kundër krizës për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë dhe kemi arritur të mbrojmë ekonominë dhe standardin e Maqedonisë.

Këtu dua të falënderoj të gjithë ministrat e dikastereve ekonomike, të cilët punuan ditë e natë për të siguruar gjithçka që duhet në këto 12 muaj që shteti të funksionojë pa ndërprerje.

Prej 12 muajsh në vend kemi furnizim të pandërprerë me energji elektrike, nuk kemi pasur goditje çmimi për qytetarët, kemi pasur furnizim të pandërprerë me ushqime, kemi subvencionuar energjinë elektrike për produktet bazë ushqimore. Gjithçka që duhej ishte siguruar për qytetarët.

Ne nuk e bazuam punën tonë në konferenca për shtyp, rubrika dhe dalje televizive, por e bazuam në punën 24-orëshe në të cilën të gjithë kishim një synim, që është që askush të mos mbetet vetëm.

Dhe ne kemi një rezultat - ka ushqim, energji, rrymë, pagat paguhen me kohë, pensionet paguhen me kohë, ndihma sociale paguhet në kohë dhe të gjitha në shuma më të mëdha se sa ishin gjatë vitit të kaluar.

Është detyra ime, detyrë e gjithë Qeverisë, të punojmë për siguri, një të ardhme më të mirë dhe prosperitet për të gjithë qytetarët”.