Kryesuesi i OSBE-së, Ministri, Bujar Osmani në Poloni realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe ish-kryesues i OSBE-së gjatë vitit 2022, Zbignjev Rau.
Në takim, Osmani edhe një herë shprehu mirënjohje për angazhimin dhe përpjekjet e kryesimit polak me OSBE-së gjatë vitit 2022, edhe atë madje në kushte jashtëzakonisht të vështira në rajonin e OSBE-së, si dhe falënderoi Poloninë për mbështetjen e kryesimit të OSBE-së nga Maqedonia e Veriut.
“Si pjesë e Treshes kryesuese, pres që bashkëpunimi i ngushtë të vazhdojë me qëllim adresimin e përshkët të sfidave të Organizatës; për të siguruar funksionalitet dhe prezencë efikase të OSBE-së në terren, në mesin e njerëzve që kanë nevojë për ndihmën tone, për të siguruar një mjedis stabil dhe të sigurt në të cilin jetojnë”, theksoi Osmani në takim.
Duke i përcjellë përshtypjet e vizitës në Ukrainë, veçanërisht të vizitës në zonat e kërcënuara, ministrat së bashku përsëritën dënimin e agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, duke theksuar se i njëjti paraqet shkeljen më të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve dhe detyrimeve të OSBE-së.
“Pavarësisht se sa dekurajuese të jenë zhvillimet e fundit në terren, duhet të vazhdojmë të punojmë me këmbëngulje për ta ndaluar agresionin, për t’i tërhequr forcat ushtarake ruse nga Ukraina dhe për të ofruar hapësirë për një zgjidhje diplomatike që do të sigurojë paqe të qëndrueshme dhe afatgjate”, theksoi Osmani.
Ai gjithashtu përkujtoi se OSBE-ja mund të ofrojë burime dhe mekanizma për të gjetur një rrugëdalje nga situata, si dhe për zbutjen e pasojave të luftës, duke theksuar se të gjitha palët duhet ta shfrytëzojnë plotësisht potencialin e OSBE-së.
“Maqedonia e Veriut do të mbetet garantues dhe kujdestar i parimeve dhe përkushtimeve të OSBE-së dhe vetëm me respektimin e tyre do të mundësohet ndalimi i luftës dhe kështu edhe t’u jepet fund vuajtjeve të njerëzve. Të udhëhequr nga motoja jonë “Fjala është për njerëzit”, fokusi ynë do të jetë ndihma për njerëzit, edhe atë jo vetëm në Ukrainë, që padyshim është prioriteti kryesor, por edhe ndihma për njerëzit në rajone të tjera të prekura nga konfliktet", përfundoi Оsmani.
Ministri i Punëve të Jashtme i Polonisë ka qenë kryesues i mëparshëm i OSBE-së, në vitin 2022 dhe sipas rregullave të Organizatës, në vitin 2023 do tа kryesojë Grupin e Bashkëpunimit të OSBE-së me Partnerët Aziatikë dhe gjithashtu pjesë e Treshes kryesuese.