Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisw së Ujërave Ljupço Nikolovski dhe drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural Nikica Baçovski, sot kanë vizituar një kompani tjetër të cilat fonde nga Programi IPARD i investuan për inovacion dhe transformim të objekteve të tyre prodhuese. Kompania "For Lady", e cila merret me prodhimin e getave dhe çorapeve, filloi një projekt për zhvillimin e inovacionit dhe transformimin e modelit të biznesit nga linear në rrethor. Makineritë që ata siguruan përmes IPARD-it rritën kapacitetin dhe cilësinë dhe kanë një ndikim shtesë në procesin e prodhimit, pra eliminojnë përdorimin e plastikës dhe përdorin makineri me efikasitet energjie që kursejnë energji.
“Qeveria po bën gjithçka për të siguruar që tregjet evropiane të mos jenë më të paarritshme për kompanitë tona. Me masat dhe strategjitë që zbatojmë, krijojmë kushte që vendet evropiane të jenë potenciale për krijimin e partneriteteve të reja me kompani nga vendi ynë. Kështu investojmë në rritjen ekonomike, kështu e bëjmë fuqinë punëtore të vendit tonë konkurrues. Në këtë mënyrë bëjmë që të rinjtë që punojnë në kompanitë tona vendore, njohuritë, kreativiteti dhe ekspertiza e tyre të njihen dhe vlerësohen në tregjet ndërkombëtare”, tha Kryeministri Kovaçevski gjatë vizitës.