Kovaçevski – Lajçak: Paqja dhe stabiliteti në rajon janë kyçe për proceset më të shpejta eurointegruese

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski i vazhdoi aktivitetet në Konferencën e Sigurisë në Minhen. Bashkë me zëvendëskryeministrin Bojan Mariçiq, realizuan takim me përfaqësuesin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak.

Në takim i bisedua për domosdoshmëronë e përshpejtimit të procesit të integrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE, me prioritet Maqedoninë e Veriut.

Përfaqësuesi i BE-së, Llajçak, edhe njëherë e potencoi mbështetjen e fuqishme për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe e vlerësoi vendin tonë si partner i besueshëm i Unionit.

Bashkëbiseduesit konkluduan se është shumë i rëndësishëm avancimi i bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, që kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.