Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriut Dimitar Kovaçevski, sot duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve, theksoi se janë mirëpritur njoftimet e Komisionit Rregullator të Energjisë për analizat e vendosjes së tarifës së lirë ditore të energjisë elektrike dhe potencoi se mundësitë e tilla hapen me rritjen e prodhimit të energjisë elektrike.
"Nga 1 janari i këtij viti deri më 8 shkurt, EMV ka prodhuar mbi 720 mijë megavat energji elektrike, që është 40 % më tepër se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.
Sipas raporteve zyrtare të muajit janar, për herë të parë pas 15 vjetësh, nga nevojat e përgjithshme të energjisë elektrike në vend, pothuajse rreth 87% sigurohen nga kapacitetet prodhuese vendase, ndërsa vetëm 13% sigurohen nga importi. Mesatarja më parë ishte 30 deri 35% e energjisë elektrike nga importi, tani është vetëm 13%.
SHA EMV ka përfshirë të gjitha kapacitetet shtetërore për prodhim të energjisë elektrike, siç janë tre blloqet në REK Manastir, REK Oslomej, TEC Negotinë, si dhe dy termocentralet e gazit në Shkup.
Çmimi për qytetarët është i qëndrueshëm, nuk ka rritje, ndërsa çmim të ulët të energjisë elektrike kanë shkollat, sektori i ushqimit dhe institucionet kryesore që ofrojnë shërbime shëndetësore për qytetarët.
Me ndërhyrje dhe masa në kohë, si Qeveri treguam se mund të përballojmë krizën energjetike, pa pasur goditje të çmimeve në produktet bazë ushqimore dhe energjinë elektrike.
Në vitin 2022, janë prodhuar 27 përqind më tepër energji elektrike sesa në vitin 2021, ndërsa këtë vit rritja u parashikua me 20% shtesë, që u konfirmua si e realizueshme në janar të këtij viti", tha Kryeministri Kovaçevski.
Kryeministri theksoi se efekti i rritjes së prodhimit të energjisë elektrike, por dhe masat në kohë për subvencionimin e energjisë elektrike për kompanitë, tashmë është parë në pakicë, por gjithashtu konfirmon raportin e fundit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut për kontrollet e kryera.
"Nga inspektimet e kryera në periudhë nga data e miratimit të Vendimit, në fund të muajit tetor 2022 mund të konkludohet se prodhuesit, importuesit dhe tregtarët me pakicë dhe shumicë i përmbahen marzhës më të lartë të vendosur prej 5% dhe 10% të produkteve të listuara në Vendim. Gjithashtu, në bazë të masave të Qeverisë së Maqedonisë Veriut, vërehet trendi i uljes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë.
Sipas asaj që tha ministri i Ekonomisë, çdo ditë përcillet lëvizja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, veçanërisht te prodhuesit që marrin çmim të subvencionuar të energjisë elektrike, dhe derisa tek disa prej tyre vërtetohet se nuk ka ulje të çmimeve, reagohet përmes Inspektoratit të Tregut dhe më pas do të merren masa shtesë, por tek një numër më i madh i prodhuesve, çmimet janë ulur mesatarisht prej 10% në produktet ushqimore bazë.
Ulje të çmimeve të produkteve të caktuara (vaji i lulediellit për ushqim Biser prej 113 denarë në 97, buka e bardhë prej 40 në 35-32 denarë varësisht nga lloji, orizit maqedonas prej 66 denarë në 64 denarë.
Vendimi respektohet, marzhë prej 5% ka te këto produkte buka, sheqeri dhe vaji, si dhe 10% në produktet e tjera të përmendura në vendimin siç janë, spagetat qumështi, jogurti e të tjera. Janë ulur çmimet e bukës në furrat, në marketet janë ulur çmimet e produkteve ushqimore dhe të qumështit dhe marzha respektohet sipas vendimit.
Nga dita e marrjes së vendimit 07.10.2022 është vërejtur ulje të çmimeve të vajit ushqimor (prej 21 deri në 46 denarë) për litër, në varësi të llojit të produktit dhe prodhuesit:
- Qumështi – 2-5 denarë për litër;
- Jogurti – prej 7 deri në 14 denarë për litër;
- Ajka prej 8 deri në 9 denarë;
- Buka prej 1 deri në 5 denarë, dhe të njëjtit në varësi prej prodhuesit dhe gramit të bukës që është në shitje me pakicë”, tha Kovaçevski.
Për të ndihmuar konsumatorët e vegjël në tregun e rregulluar, ku përfshihet si energjia ashtu edhe në rrjeti, shpenzimet prej 1 janar janë ulur për 20 përqind. Ky çmim zbatohet për 70 mijë kompani në vend, të cilat në periudhën e kaluar janë përballur me rritje të kostove të energjisë elektrike.
Me vendimin e Komisionit Rregullator të Energjisë, te amvisëritë që kursejnë çmimi është ulur, nga ana tjetër, ata që shpenzojnë më tepër morën një çmim të rritur.
Kështu, çmimi i bllokut të tretë është rritur për 0.85 përqind, ndërsa për të katërtin është rritur për 7.65 përqind, megjithatë në bllokun e katërt janë familjet me hapësira më të mëdha për ngrohje, një pjesë e tyre nxehin edhe pishina gjatë dimrit, ata mund ta lejojnë ata ta bëjnë atë në përputhje me të ardhurat e tyre, por çmimi i energjisë elektrike që ata do të paguajnë normalisht do të jetë më i lartë.