Qeveria: MPB-ja dhe MASH-i harmonizuan masa dhe udhëzime për përforcimin e sigurisë në shkolla dhe mbajtje e mësimit pa pengesë

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takim koordinues i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski.

Masat e sigurisë që janë marrë nga institucionet gjatë kërcënimeve hibride, ishte teme diskutimi në këtë takim.

Ministri Spasovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike Tasevski në takim i prezantuan udhëzimet e reja për procedurat dhe masat e ndërmarra nga Ministria e Punëve të Brendshme pas marrjes së informacioneve, përkatësisht njohurive apo raporteve për kërcënime terroriste dhe bazuar në udhëzimet, është hartuar një plan masash dhe aktivitetesh për zbatim. Përveç kësaj, Ministria e Brendshme siguron edhe patrulla të vazhdueshme policore për sigurinë e shkollave.

Gjithashtu, masat dhe aktivitetet e ndërmarra tashmë nga MASH-i për përballimin e kërcënimeve hibride, plotësohen me përforcimin e sigurisë së shkollave që garantojnë sigurinë e nxënësve dhe stafit mësimdhënës në vetë shkollat. Në mënyrë plotësuese me udhëzimet e hartuara nga MPB-ja, po punohet edhe për një udhëzim me masa të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës për të gjithë drejtorët e të gjitha shkollave në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët do të kenë obligim ta zbatojë atë për të përforcuar sigurinë e nxënësve dhe stafit mësimdhënës dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor. Masat për përforcimin e sigurisë së shkollave dhe procesit mësimor do t'u shpjegohen në detaje drejtorëve të shkollave në ditët në vijim, ndërsa prindërit dhe opinioni do të njoftohen në kohë.