Kovaçevski-Gir: Arriti mbështetja nga Bashkimi Evropian 80 milionë euro për ballafaqimin me krizën energjetike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me shefin e Delegacionit të BE-së në vendin tonë, Dejvid Gir, në konferencën për shtyp e potencoi angazhimin e Bashkimit Evropian në mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për t’i tejkaluar sfidat nga kriza globale ekonomike dhe energjetike.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lejen, gjatë vizitës së saj në vendin tonë në tetor të vitit të kaluar, paralajmëroi një grant prej 80 milionë eurosh si mbështetje buxhetore për zbutjen e krizës. Kryeministri Kovaçevski theksoi se granti prej 80 milionë euro nga BE-ja është mbështetje për subvencione për qytetarët për faturat e energjisë elektrike, mbështetje për kompanitë e vogla dhe të mesme për të ruajtur vazhdimësinë e biznesit, si dhe për investimet shtetërore për tranzicionin energjetik, burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe efikasitetin energjetik.

“Këto fonde tashmë janë në dispozicion dhe janë pjesë e pakoss së masave kundër krizës në vlerë prej mbi 760 milionë euro që i miratoi Qeveria dhe që sipas të dhënave të Bankës Botërore është mbështetja më e lartë buxhetore në rajon për përballjen me krizës. Për vitin 2023 janë ndarë 225 milionë euro në buxhet në një program të veçantë për përballimin e krizës energjetike. Krahas masave me plan zbatimi gjithëpërfshirës, Qeveria me shumë vullnet, në bashkëpunim me të gjitha institucionet, me ministrat, me mbështetje dhe partneritet me vendet e rajonit, si dhe me Bashkimin Evropian, parandaloi rritjet e mëdha të çmimeve dhe mundësoi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike. Kemi arritur të rrisim prodhimin nga kapacitetet vendore, të sigurojmë stabilitet të çmimit të energjisë elektrike dhe kjo ndikon drejtpërdrejtë në standardin e qytetarëve, por edhe në stabilizimin e inflacionit”, tha Kryetari i Qeverisë.

Kovaçevski theksoi se krahas masave me plan gjithëpërfshirës për realizim, Qeveria me shumë vullnet në bashkëpunim me të gjitha institucionet, me ministrat, me përkrahje dhe partneritet me vendet e rajonit, si dhe me Bashkimin Evropian, ka parandaluar rritje të mëdha të çmimeve dhe mundësoi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.       

“Ne e kthyem krizën në mundësi. SHA EMV në janar dhe shkurt ka rritur prodhimin për 50% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe përmbush plotësisht planin e prodhimit. Rritja e prodhimit të energjisë elektrike në Elektranat Shtetërore i mundësoi EMV Shitje të reduktojë ndjeshëm blerjet e energjisë elektrike në bursa.

Paralelisht, përmes rritjes së prodhimit, EMV-ja siguron rrymë të lirë për shkollat, që procesi arsimor të zhvillohet në shkolla, që ndërmarrjet publike përmes të cilave qytetarët furnizohen me ujë, si dhe për industrinë ushqimore”, tha Kovaçevski.

Kryeministri theksoi se të gjitha masat e ndërmarra nga Qeveria kanë për qëllim të kemi ngrohje të sigurt dhe stabile, gjë që tregoi se plani po jep rezultate.
 
Euroambasadori Gir theksoi se mbështetja për qytetarët dhe kompanitë, si dhe për investimet e reja është me rëndësi kyçe për BE-në.

"Kjo mbështetje vjen nga një plan veprimi që duhet të sigurojë zbatimin e reformave të qëndrueshme në sektorin e energjetikës, kjo duhet të zbatohet tërësisht. Por, këto 80 milionë euro janë vetëm një pjesë e një pakoje më të gjerë me vlerë prej 1 miliard euro që BE-ja ka përgatitur për tërë Ballkanin Perëndimor. Pjesa më e madhe e këtyre parave tashmë është në dispozicion për të mbështetur investimet në tranzicionin gjithnjë e më urgjent të energjisë së gjelbër. Kjo është krahas asaj që BE-ja dhe partnerët e saj kanë siguruar për sektorin e enerenergjetik në këtë vend, këto nuk janë shifra, këta janë njerëz, nuk janë angazhime abstrakte, por ndihmë praktike për të siguruar mbrojtje tani dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje të gjelbër më të qëndrueshme së bashku. Këtu, në Maqedoninë e Veriut, në Ballkanin Perëndimor dhe në BE. Sepse energjia na lidh dhe sepse e dimë që jemi një familje dhe sepse kemi besim se e ardhmja jonë e përbashkët është në BE”, tha euroambasadori.