Kovaçevski - Berbok: Mbështetje e re konkrete nga Gjermania për hapin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në eurointegrime

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, u takua me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Analena Berbok.

Në takim është cekur miqësia dhe partneriteti shumëvjeçar i sinqertë dhe i fuqishëm mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut në 30 vite të vendosjes së marrëdhënieve diploamtike, që bëhen këtë vit.

Është përcjellë një mesazh i qartë dhe konkret se Gjermania qëndron në krah të Maqedonisë së Veriut për hapin e ardhshëm të vendit tonë në integrimet evropiane. Njëkohësisht shprehet pritshmëria që kjo çështje strategjike për vendin dhe rajonin të jetë në ballë të të gjitha subjekteve politike në vend.

Është theksuar  se është e një rëndësie thelbësore për kontekstin e përgjithshëm gjeopolitik, që i gjithë rajoni të vazhdojë të ecë në rrugën e integrimit evropian. Dhe në këtë drejtim është mirëpritur roli i kryeministrit Kovaçevski dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si faktor i dialogut dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Kovaçevski e përshëndeti ardhjen e ministres Berbok në edhe një moment të rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

"Ndërmorëm hap historik dhe i filluam negociatat për inkuadrim në BE, në korrik të vitit 2022, që do të thotë fillim i fazës së re cilësore në marrëdhëniet me BE-në, pas 17 viteve nga prëfitimi i statusit të kandidates dhe pas sfidave të shumta në rrugën drejt anëtarësimit të barabartë në BE, me mbështetjen aktive të Gjermanisë, e cila posaçërisht ishte kyçe gjatë kryesimit gjerman me BE-në në vitin 2020. Sot atë mbështetje sërish e kemi dhe është me rëndësi të madhe sepse Gjermania gëzon reputacion të madh dhe respekt të thellë mes qytetarëve tanë", tha kryeministri Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë e theksoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit me Gjermaninë në planin ekonomik, duke pasur parasysh se Gjermania është partnerja e parë tregtare e Maqedonisë së Veriut në vitet e fundit, investuesja e pestë e huaj e drejtpërdrejtë në vend, në të cilin punojnë rreth 200 kompani gjermane, se 45 për qind e eksportit të prëgjithshëm të vendit shkon në Gjermani, si dhe se diaspora e madhe e Maqedonisë së Veriut në Gjermani është edhe një urë e fuqishme në bashkëpunimin e ndërsjelltë.

Në takim u përshëndet edhe harmonizimi 100 për qind i politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut me politikën e përbashkët të BE-së të jashtme dhe të sigurisë.

Kryeministri Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme edhe si kryesuese me OSBE-në të kontribuojë në proceset për stabilitet më të madh në sigurinë e përgjithshme evropiane.

"Politika e zgjerimit më se drejtpërdrejtë kontribuon për mirëmbajtje të paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë, për përmirësi të demokracisë, sundim të së drejtës dhe mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut", vlerësoi kryeministri Kovaçevski.

Në takim u cek edhe rëndësia e Procesit të Berlinit si forcë shtytëse e bashkëpunimit rajonal në nivel më të lartë dhe si iniciator i planeve të aksionit për Tregun e përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe Agjendës së gjelbër