Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në Lubjanë u takua edhe me zëvendëskryeminsitren e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe ministre për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, Tanja Fajon.
Siç kumtoi Shërbimi qeveritar për shtyp në takim janë përshëndetur politikat shtetërore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në drejtim të relaizimit të perspektivave evropiane të shtetit, që është vlerësuar si kontribut i rëndësishëm edhe në stabilitetin rajonal edhe nëa të evropian.
Në atë drejtim, është transmetuar mbështetje e fuqishme për përparimin e Maqedonisë së Veriut ndaj BE-së, me inkurajim të shprehur për Republikën e Maqedonisë së Veriut në drejtim të lëvizjes së re në procesin eurointegrues dhe duke u fokusuar në bërje të hapave konkret në procesin negociues dhe ruajtje të momentumit aktual reformues.