Kovaçevski-Plenkoviq: Një Ballkan Perëndimor me prosperitet dhe evropian është një qëllim që do ta arrijmë së bashku

 Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot ka pritur në takim Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend.

Kryeministri Plenkoviq, i cili kryeson delegacionin e lartë nga Kroacia, është pritur me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në vend.

 Të dy delegacionet patën një takim dypalësh, pas së cilit të dy kryeministrat mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

 “Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe unë personalisht do të vazhdojmë të punojmë shumë në drejtim të thellimit të marrëdhënieve me Kroacinë, zgjerimit të bashkëpunimit, përforcimit të besimit të ndërsjellë, mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë.

 E di që ky nuk është vetëm mendimi im personal, është qëndrim i kësaj Qeverie, por qëndrim i çdo qeverie që nga pavarësia e vendit tonë e deri më sot, sepse Kroacia është e lidhur jo vetëm nga e kaluara e përbashkët, por edhe nga një dëshirë për një të ardhme më të mirë të përbashkët në BE.

Kësaj duhet ti shtohen edhe disa fakte: dy vendet tona nuk kanë çështje të hapura, ne po ndërtojmë dhe thellojmë vazhdimisht dialogun politik së bashku, duke rritur bashkëpunimin ekonomik-tregtar dhe duke gjurmuar vazhdimisht drejtime të reja për bashkëpunim të ndërsjellë”, tha Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij, në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Kroacisë Plenkoviq, duke shtuar se për marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe flasin 44 marrëveshje dhe dokumente dypalëshe ndërkombëtare të lidhura dhe 15 marrëveshje të tjera janë në fazën e iniciativës.

Kryeministri theksoi se në periudhën e ardhshme do të punohet për përmirësimin e shkëmbimit ekonomik dhe tregtar me Kroacinë.

“Ne gjithashtu kemi nevojë edhe të përforcojmë bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe të mbështesim Programin për arsim profesional të studentëve maqedonas të turizmit në bregdetin Adriatik, ndërsa nga maji i vitit 2023 deri në tetor të vitit 2023 do të vendoset linja sezonale Shkup-Split-Shkup, e cila është një tjetër shenjë e thellimit të bashkëpunimit dhe udhëtimit të lehtë dhe më të shpejtë të qytetarëve tanë ndërmjet këtyre dy vendeve”, tha Kryeministri Kovaçevski.
 

Ai paralajmëroi mundësinë e organizimit të një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit.

Kryeministri Kovaçevski foli edhe për procesin e ardhshëm të sjelljes së ndryshimeve kushtetuese.

“Ndryshimet kushtetuese, të cilat nënkuptojnë përfshirjen e kroatëve në Kushtetutën tonë, janë para nesh dhe shpresoj dhe bëj thirrje që ne si shoqëri të kemi sukses në gjetjen e një konsensusi mbipartiak. Përmes mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve, ne mbrojmë jo vetëm identitetin e të tjerëve, por edhe tonin, dhe atë të përbashkët, me të cilin krenohemi si një shoqëri funksionale demokratike, multikulturore dhe multietnike, pavarësisht se nga vijmë.

Këtë model të bashkëjetesës, të ruajtjes së diversiteteve si bazë për zhvillim të ardhshëm dhe progres e keni edhe ju, koleg Plenkoviq, në Kroaci, dhe prandaj, jam i sigurt se ne, sot, jemi në rrugën e duhur, e cila do të sigurojë ardhmëri evropiane për të gjithë qytetarët që duan të jetojnë në Bashkimin Evropian, por këtu, në vend, në vendlindjen e tyre vend anëtar i BE-së.

Sikurse kroatët që jetojnë në BE, jetojnë në BE në Kroaci – anëtare e BE-së”, theksoi Kryeministri Kovaçevski, duke thënë se themelet e shtetit janë të ndërtuara mbi vendime të guximshme shtetwrore.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, në fjalimin e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Kovaçevski, theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore ndërmjet Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe partneritetin dhe aleancën në kuadër të NATO-s.

Mendoj se pas disa vitesh Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e BE-së dhe Kroacia në atë rrugë e ndihmon me zemër dhe pa kushte tash e disa vite. Mund të them se po flasim për dy popuj miq, dy vende mike dhe pres me padurim bisedimet e sotme, të cilat do të japin një dimension të ri ndërshtetëror, por edhe një dimension rajonal dhe evropian”, tha Kryeministri Plenkoviq.

 

“Jam i kënaqur që mund të kujtoj atë që tha Kryeministri Kovaçevski, dhe kur Kroacia kryesonte Këshillin, u miratua një metodologji e re për negociatat dhe më pas u vendos që të hapen negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

Tani jemi në fazën e përshpejtimit të këtyre proceseve përfundimtare, në mënyrë që kjo rrugë të fitojë vrullin e vet në kuadrin e dhënies së statusit kandidat si Ukrainës ashtu edhe Moldavisë, si dhe statusit të kandidatit të kushtëzuar për Gjeorgjinë, si dhe dhënies së statusit kandidat ndaj BiH-së dhe faktit që edhe Kosova paraqiti një kërkesë dhjetorin e kaluar, tani Maqedonia e Veriut mund ta përshpejtojë atë proces.

Kroacia do ta ndihmojë në atë proces”, tha Kryeministri Plenkoviq, duke shtuar se tani është koha për të bërë lëvizjet e duhura dhe për të marrë vendime strategjike, të cilat do të mundësojnë rritjen e ekonomisë, si dhe një situatë më të mirë sociale për të gjithë qytetarët e vendit tw Maqedonisw.

 

Ai theksoi se një nga mënyrat se si Kroacia e ndihmon Maqedoninë e Veriut është ndihma këshilluese e z. Drobnjak, kryenegociatori i Kroacisë për negociatat me BE-në, i cili ndihmon Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në aspektin e integrimeve evropiane.

 

Në aspektin ekonomik, kryeministri kroat Plenkoviq theksoi se shkëmbimi tregtar tashmë është 300 milionë euro dhe se i gëzohet veçanërisht që një numër i madh turistësh maqedonas e vizitojnë Kroacinë.