“Në përputhje me ligjin dhe kushtetutën tonë, ndryshimet kushtetuese janë një proces i strukturuar në të cilin puna fillon përmes punës së një grupi punues në nivel ekspertësh, në grupin punues të të cilit do të përfshihen edhe përfaqësues të partive politike.
Tashmë Ministria e Drejtësisë u dërgoi ftesë partive politike që të delegojnë përfaqësuesit e tyre në grupin e punës në të cilin janë ftuar edhe ekspertët më të mirë të së drejtës kushtetuese në vend dhe ku do të përpilohen ndryshimet kushtetuese.
Më pas, do të vijojë diskutimi, gjegjësisht materialin të cilin do ta përpilojnë ata do të diskutohet në shoqëri, duke pasur parasysh se komuniteti akademik, komuniteti i biznesit, organizatat joqeveritare, qytetarët duhet të prezantohen përmes medieve dhe normalisht përmes procedurës parlamentare për të cilën kërkohet një shumicë prej dy të tretave”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët të sotme për shtyp me Kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, i cili qëndron për vizitë zyrtare në vend, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse për Qeverinë është i pranueshëm propozimi i opozitës, që ndryshimet kushtetuese të bëhen sipas modelit kroat.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se parti të ndryshme propozojnë modele të ndryshme, prandaj është e nevojshme që kjo çështje të diskutohet në nivel ekspertësh për të hartuar një propozim që i përshtatet shoqërisë maqedonase dhe i përshtatet ligjeve tona dhe asaj që ne presim nga e ardhmja jonë si shtet i ardhshëm anëtar i BE-së.
“Unë nuk kam thënë nëse jam pro apo kundër diçkaje. Unë jam për miratimin e ndryshimeve kushtetuese me të cilat do t’i hapim klasterët pas nëntorit dhe deri në vitin 2030 do të bëhemi vend anëtar i BE-së, me një gjuhë të mbrojtur maqedonase, me identitet maqedonas dhe kulturë maqedonase që do ta pasurojë kulturën e BE-së dhe të të gjitha kombeve evropiane”, tha Kryeministri Kovaçevski në konferencën për shtyp në Qeveri.
Ai theksoi se obligimi i të gjitha partive politike është i njëjtë siç ka qenë obligim i të gjitha partive politike në Kroaci, kur është anëtarësuar në BE, është që të mbështesin vendimet strategjike të shtetit dhe se ato të mos bëhen objekt i luftës ditore politike.
“Për luftën ditore politike, ekzistojnë çështje të tjera për të cilat mund të diskutohet me politikanët, me opozitën, mes partnerëve opozitarë, megjithatë këto janë vendime të rëndësishme për të ardhmen e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm që duan një standard më të mirë jetese, duan institucione të larta demokratike, duan shërbime funksionale në shtetet e tyre dhe kjo arrihet kur shteti do t’i vendos kriteret, praktikat dhe procedurat dhe ligjet sipas legjislacionit evropian dhe funksionimin e tyre në mënyrën se si funksionojnë në BE.
Dhe po e përsëris, qytetarët e Maqedonisë duan të jetojnë në BE, por duan të jetojnë në BE në vend, e jo të jetojnë në BE jashtë vendit, në vende që janë anëtare të BE-së”, theksoi Kryeministri.
Sa i përket pyetjes së gazetarëve për një takim të mundshëm me liderin e VMRO-DPMNE-së, Mickoski, në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Kryeministri Kovaçevski sqaroi se me iniciativën e tij tashmë më në dhjetor është mbajtur takimi i liderëve, në të cilin janë ftuar të gjithë kryetarët e partive politike parlamentare dhe në atë takim, ndër të tjerash, është biseduar për harmonizimin në lidhje me nevojën për ndryshime kushtetuese me qëllim për të vazhduar integrimet evropiane të shtetit.
“Në atë takim të liderëves, të gjithë liderët e partive politike u pajtuan për nevojën e futjes së amendamenteve kushtetuese, përveç njërit që heshti dhe dyve që nuk erdhën.
Prandaj mendoj se nuk ka nevojë për takim liderësh duke qenë se qëndrimet janë të njohura. Takimi i liderëve nuk është format institucional për të sjellë zgjidhje konkrete, por është një format ku secili shpreh qëndrimet e veta politike në raport me një çështje konkrete dhe pikëpamje politike”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Ai shtoi: “Sa i përket debatit për amendamentet kushtetuese, ai debat është i strukturuar, pra debati për amendamentet kushtetuese nuk bëhet në televizion, nuk bëhet kur në komuna të caktuara nisin punimet e ndërtimit të gypave të kanalizimit”.
Debati për ndryshimet kushtetuese zhvillohet në një grup punues ekspertësh, ku secila parti politike i delegon përfaqësuesit e saj dhe ku, në bazë të ligjit kushtetues dhe në bazë të asaj që parashikohet, përcaktohen amendamente të cilat më pas hidhen në debat publik” , komentoi Kryeministri Kovaçevski .