Kovaçevski - Dreksler: Mbështetje e qartë gjermane për hapin e ardhshëm drejt BE-së, si mundësi dhe nevojë

Kryeministrit Dimitar Kovaçevski u takua me Petra Dreksler, ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në vend.

Kryeministri Kovaçevski i uroi mirëseardhje të ngrohtë ambasadores së re gjermane Dreksler, ku të dyja palët janë shprehur përcaktime për zhvillim të mëtejmë aktiv të partneritetit Maqedonia e Veriut-Gjermani i cili është i shumëvjepar dhe i fortë dhe sivjet  përmbyllet në 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike

U bisedua për shumë  çështje aktuale me rëndësi për vendin tonë dhe rajonin, për përparimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë dhe për sfidat në kontekstin evropian dhe gjeopolitik.

U përcoll mbështetje e qartë gjermane për hapin e radhës në integrimin evropian të vendit tonë. Gjithashtu u theksua se për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut nevojiten  përpjekjet dhe mbështetje nga të gjithë faktorët politikë në shtet. Zhvillimi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë së Veriut është faktor për stabilitet për të gjithë rajonin dhe për Evropën.

Kovaçevski u shpreh mirënjohës se Gjermania është një partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia, aleate në NATO, KB dhe OSBE, një nga mbështetësit më të fortë të integrimit tonë në Bashkimin Evropian dhe në planin ekonomik, partneri i parë tregtar në vitet e fundit, me vëllim më të madh të tregtimit vitin e kaluar, prej rreth pesë miliardë euro, investitori i pestë i huaj direkt dhe një nga partnerët më të mëdhenj të zhvillimit dypalësh të Maqedonisë së Veriut.

“Me mbështetjen aktive dhe të vazhdueshme të Gjermanisë, e cila mori një rëndësi shtesë gjatë presidencës gjermane të BE-së në vitin 2020, ne bëmë një hap historik përpara në integrimin evropian, pas 17 vitesh status kuo si vend kandidat dhe filluam bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian vitin e kaluar në korrik. Mbështetja dhe inkurajimi i sotëm që marrim nga Gjermania për vazhdimin e integrimeve evropiane është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Gjermania është një vend mik që vlerësohet shumë nga qytetarët tanë. Si Qeveri do të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm politik për të siguruar të ardhmen evropiane”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Në takim është theksuar rëndësia e Procesit të Berlinit, si forca kryesore dhe gjithëpërfshirëse lëvizëse e bashkëpunimit rajonal në nivelin më të lartë në pjesën e krijimit të një tregu të përbashkët rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe Agjendës së Gjelbër, si dhe është theksuar roli i Republikës së Maqedonisë së Veriut si promotor e dialogut dhe kulturës së dialogut në rajon.