Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Uashington, u takua edhe me anëtarët e bordit të Këshillit Atlantik. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Nëpërmjet dialogut dhe shkëmbimit të mendimeve me ekspertë, u diskutuan disa tema me interes, si dinamika e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me BE-në, përpjekjet për t'u përballur me krizën energjetike, lufta kundër korrupsionit, si dhe prioritetet e vendit me kryesimin me OSBE-në.
Në Këshill u shkëmbyen mendime se është kyçe për Maqedoninë e Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor zbatimi i reformave, sundimi i së drejtës, integrimi më i shpejtë në BE. Kjo do të kontribuojë për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe për përmirësimin afatgjatë për konkurrencën e vendeve dhe rajonit me ç'rast do të përforcohet terheqja e investitorëve të huaj.