Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Uashington, pati një takim me Xhejms P. Rubin, përfaqësuesi special dhe koordinator i Qendrës për Angazhim Global të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në takim, Kovaçevski dhe Rubin nënshkruan Memorandum mes SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut për krijimin e një partneriteti strategjik për luftën kundër dezinformatave, i cili do t'i lejojë Shtetet e Bashkuara dhe Maqedoninë e Veriut të bashkëpunojnë intensivisht në kundërshtimin e manipulimit të informacionit dhe luftë kundër dezinformimit.
Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ve po ndërtojnë marrëdhëniet e tyre të përhershme mbi vlerat dhe parimet e përbashkëta si liria, demokracia, drejtësia dhe sundimi i së drejtës. Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe theksoi rëndësinë e Memorandumit duke theksuar se ky paraqet një mbështetje të madhe për Maqedoninë e Veriut në ndërtimin e një demokracie të fuqishme.
Miqësia mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve është garanci për stabilitetin dhe prosperitetin e vendit tonë, si dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.