Kovacevski - Marfi: Maqedonia e Veriut është një faktor stabiliteti në rajon, një partner i vlerësuar dhe aleat i SHBA-ve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së tij të punës në Uashington, realiyoi takim me senatorin demokrat, Kris Marfi.

U shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm mes dy vendeve, për aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe për situatën në rajonin më të gjerë, si dhe mënyra se si ato ndikojnë në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme politike nga ana e senatorit Marfi për procesin e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut. Në takim, Kryeministri Kovaçevski theksoi se vendi ynë ka një vendosmëri të fortë për përforcimin dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve është etabluar si vend që është faktor i stabilitetit në rajon.

Senatori demokrat Marfi theksoi se Maqedonia e Veriut është një partner i çmuar dhe aleat i NATO-s. Njëkohësisht, ai shprehu mbështetjen e tij për integrimin në BE, sepse sa më shumë të përparojë Maqedonia e Veriut, aq më i mirë do të jetë rajoni.

Gjithashtu, ai nënvizoi se Maqedonia e Veriut njihet si faktor stabiliteti.

Në takim u theksua se SHBA-të gjithmonë i ka kushtuar rëndësi dhe mbështetje të veçantë transformimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe anëtarësimit të tyre në BE. Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo është një nxitje e madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor që të mos devijojnë nga aspiratat e tyre për arritjen e qëllimeve strategjike.