Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Uashington i u takua me kongresmenen demokrate Debi Dingell nga Miçigen. Në takim, të dy bashkëbiseduesit përshëndetën dhe theksuan marrëdhëniet e gjata dhe të rëndësishme mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve.
Kryeministri Kovaçevski falënderoi kongresmenen Dingell për angazhimet dhe mbështetjen e saj personale për vendin tonë, por edhe për angazhimet e përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si miku dhe partneri ynë strategjik.
Në takim, Dingell theksoi se si mike shumëvjeçare e vendit tonë, ajo është veçanërisht krenare për kontributin e komunitetit maqedonas në Miçigen, të cilin e vlerëson jashtëzakonisht. Në të njëjtën kohë, Dingell shprehu mbështetjen e saj të plotë për menaxhimin e sfidave me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, ndërsa të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.
Të dy bashkëbiseduesit arritën në përfundimin se anëtarësimi i vendit tonë në NATO kontribuoi për një klimë të sigurt dhe të qëndrueshme ndërkombëtare jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe në Evropë.
Në takim u theksua gjithashtu se anëtarësimi në Aleancë dhe BE do të kontribuojë në mënyrë efektive në adresimin dhe tejkalimin e shumë çështjeve komplekse, të cilat janë të rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit botëror, si dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.